LEXOJENI KETE ANALIZE INTERESANTE !!! A ESHTE PARAJA, VLERA QE NE - TopicsExpress



          

LEXOJENI KETE ANALIZE INTERESANTE !!! A ESHTE PARAJA, VLERA QE NE I JAPIM??? Miliarda njerez kerkojne cdo dite te mbijetojne ne kete bote duke siguruar para, ndersa te tjere vrapojne si te cmendur per te grumbulluar gjithmone e me shume para, por ne 90% te rasteve, kur i pyes njerezit se cfare eshte paraja, ata pergjigjen ne menyre te gabuar. Le ta nisim shpjegimin se cfare eshte paraja nga fakti qe ne te gjithe per te jetuar kemi nevoje per te mira dhe sherbime; dhe paraja eshte nje mjet qe thjeshton shkembimin e te mirave dhe sherbimeve. Paraja eshte nje koncept mendor, nje valute se ciles i atribuojme nje vlere, asgje me shume dhe asgje me pak. Si mund ta perdorim kete mjet shkembimi ne menyre qe te jete i pranueshem dhe funksional per shoqerine? E thjeshte, shteti per te cilin eshte populli Sovran, duhet te emetoje para ne ate mase qe te korrespondoje me te mirat qe prodhon dhe sherbimet qe kryen. Ne kete menyre nuk do te ekzistoje borxhi publik, inflacioni dhe taksat. Por cfare ka ndodhur? Prej kohesh, emetimi i parase si mjet i thjeshtimit te shkembimit, manovrohet dhe drejtohet nga nje grup i vogel bankieresh, ose me sakte, nga nje grup i vogel falsifikatoresh te cilet nepermjet politikaneve dhe gjykatesve injorante dhe te korruptuar kane krijuar ligje te tilla ne menyre qe te behen pronare te bankave qendrore dhe te jene ata te vetmit qe e krijojne parane nga hici duke ua kredituar pastaj shteteve me nje norme interesi e cila nuk mund te kthehet perderisa nuk ndodhet ne treg. Per shembull, une jam pronar i nje banke qendrore dhe emetoj per here te pare 1 mije euro per nje popull prej 10 njerezish, duke i dhene secilit nga 100 euro dhe duke vendosur persiper kesaj shume nje interes prej 1%. Kjo do te thote se pas nje viti, do te duhet te mbledh 101 euro per person, d.m.th. ne total do te duhet te mbledh 1010 euro. Tani lind nje pyetje e thjeshte: si do t’i mbledh une keto 1010 euro kur ne qarkullim jane vetem 1000 euro? Keshtu krijohet nje “borxh publik” prej 10 eurosh mbi para qe nuk ekzistojne, por qe per pronaret e bankave qendrore eshte ne fakt nje kredit. Shteti do te duhet te kerkoje me shpejtesi para te tjera borxh per te mbuluar borxhin e krijuar, para e cila serish do te jepet me interes duke krijuar keshtu nje sistem qe shkon ne pafundesi. Prandaj nuk eshte rastesi qe aktualisht cdo shtet ka borxh publik dhe aktualisht borxhi i botes eshte me shume se 60 trilion dollare, nje borxh ndaj askujt, ose me sakte, nje borxh qe ia kemi pronareve falsifikatore te bankave qendrore. Nga ky sistem lindin per pasoje inflacioni, taksat dhe te gjitha ato produkte financiare qe sherbejne per te mbuluar sa me shume te jete e mundur kete mashtrim ne kurriz te njerezve. Kjo eshte menyra se si pronaret e bankave behen perfundimisht pronare te te mirave dhe te burimeve te pasurive natyrore te planetit nepermjet borxheve te papaguara te shteteve, te ndermarrjeve dhe te njerezve, duke perdorur bankat qendrore ne dem te shteteve, dhe duke perdorur shumekombeshet ne dem te ndermarrjeve duke i blere ose duke i shkaterruar. Kjo eshte cfare po ndodh me procesin e “globalizimit”, fale ndihmes te pakursyyer te politikaneve dhe gjykatesve ne sherbim te tyre. Ne kete menyre, ata, bankieret, behen “pronare” te te mirave dhe burimeve te cilat jane ne te vertete te nevojshme per mbijetesen tone. Shkaku i gjithe kesaj eshte pikesepari Injoranca Jone Kolektive qe jo vetem i lejon ata te bejne gjithe keto gjera, por ne i mbeshtesim ne konceptet mashtruese si taksat, borxhi publik etj. Shume here kam degjuar te thuhet se problemi ne Itali jane evazuesit fiskale. Kjo eshte shume per te qeshur. E gjitha kjo ndodh per shkak te nje programi boteror te dizinformimit qe ushtrohet permes strukturave edukative dhe mass medias qe bashkerendon me planin per kontrollin planetar nga ky grup i vogel bankieresh. A keni degjuar ndonjehere te flitet ne televizor apo ne shkolle apo ne universitet per sinjoraxhio? Eshte krijuar nje sistem i cili i ben njerezit te ndihen te ndare njeri nga tjetri, te ndare nga kafshet, nga pemet, nga format e tjera te jetes qe jetojne ne kete planet. Aktualisht jetojme ne nje shoqeri qe transformon te pavleren ne te domosdoshme dhe te domosdoshmen ne dicka te pavlere. Tani eshte me e rendesishme te rritim GDP e nje vendi sesa te mbrojme ujin, token dhe pyjet qe na japin realisht cfare ne kemi nevoje per te jetuar. Njerezit edukohen qe ne kopsht e ne shkollen fillore si te largohen nga vetja nepermjet nje protokolli rregullash shoqerore derisa te perfundojne skllever te ketij sistemi qe eshte krijuar nga te njejtet njerez qe kontrollojne parane dhe qe jane vete viktima te vetes se tyre apo me sakte jane viktima te nje jete qe dominohet nga frika dhe nga mungesa, ndoshta ata nuk kane mungesa materiale, por sigurisht qe kane mungesa ekzistenciale. Tani te vijme tek ceshtja! Si te dalim nga kjo varesi ndaj parase? Nese do te presim qe kete gje ta bejne insitucionet apo ndonje parti politike, ka mundesi te presim gjithe jeten dhe te vdesim pa ia arritur kesaj dite. Eshte e nevojshme qe te mblidhen se bashku nje grup njerezish me te njejtin qellim, me te njejten ide per jeten e pranueshme dhe ne harmoni me natyren qe na rrethon. Te dalim nga kjo loje e sistemit eshte sa e thjeshte po aq edhe e veshtire. Eshte e thjeshte sepse mjafton te bashkohen nje grup njerezish qe deshiron te krijoje nje realitet te pranueshem dhe ne harmoni ne te cilin te mirat te prodhohen ne menyre te pavarur nga sistemi, duke i shkembyer keto te mira dhe sherbime me nje mjet thjeshtimi te pranueshem per te gjithe, duke i dhene parase kuptimin e vertete origjinal, d.m.th. nje mjet qe lehteson shkembimin. Me njerezit e duhur dhe me pune te shendetshme e zbavitese, eshte nje objektiv jo i veshtire per t’u arritur ne nivelin e nje grupi te vogel njerezish. Por eshte e veshtire per nivelin e ndergjegjes aktuale te qenies njerezore. Marredheniet njerezore jane shpesh te veshtira ne mjedisin shoqeror konvencional. Shpesh ndodh qe shume projekte te bukura deshtojne per shkak te konflikteve qe ndodhin midis njerezve: xhelozi, mungese e mirenjohjes, etja per pushtet etj. Eshte e nevojshme te njohesh veten dhe te njohesh qe tjetri nuk eshte gje tjeter por nje pasqyrim i vetes tende. Per t’iu kthyer temes se parase si nje mjet shkembimi, po ndaj me ju 5 principe baze qe kam kuptuar gjate pervojes sime te jetes, te cilat mund t’ju ndihmojne ne njefare menyre: 1. Paraja eshte energji, eshte nje forme e thjeshtuar e shkembimit te energjise sic jane shkembimi dhe dashuria. Paraja nuk eshte dicka statike dhe e ngurte. 2. Kur je i sigurt qe duhet ta besh nje gje, vjen gjithmone paraja e nevojshme per tab ere ate gje ose paraqitet gjithmone situata ideale per ta bere. Jeta eshte shume me e rendesishme se koncepti i parase. 3. Mos e perdor parane si justifikim per te mos bere nje gje, nese ate gje ke deshire ta besh vertet. Edhe krijimtaria e qenies njerezore eshte shume me e rendesishme se koncepti i parase. 4. Je ti burimi i parase, eshte e veshtire per ta shpjeguar, por mjafton te dish se paraja nuk mund te jete nje problem, por eshte nje forme tjeter e bollekut. 5. Ne cdo rast, nese paraja nuk ben per ty, kujtohu se ka forma te tjera te shkembimit sic jane shkembimi i sherbimeve ndaj njeri-tjetrit dhe dashuria. Me dashuri, Dharma Cristiano Botti
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 12:23:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015