Lahm: Pep s’ka ndryshuar asgjë me themel Është Kampion - TopicsExpress



          

Lahm: Pep s’ka ndryshuar asgjë me themel Është Kampion Europe dhe Gjermanie, madje bëri edhe "tripletë", por në intervista është shumë i thjeshtë. Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, është intervistuar nga gjermanja "TZ", ku ka komentuar punën e trajnerit të ri, Pep Guardiola. Sipas 29-vjeçarit, e lodhshme është të merresh me organizimet e sponsorëve dhe jo me futboll. "Duket si shaka, por tani që po fillon sezoni kemi më pak stres, ngaqë datat e eventeve me sponsorët përfundojnë dhe vjen koha ku përqëndrohemi vetëm në futboll. Është gjë e mirë që tani gjithçka ka të bëjë vetëm me futbollin", u shpreh Lahm, që me ardhjen e Pep Guardiolës ka luajtur kryesisht si mesfushor qendre. "Nuk e kam problem. Në mesfushë jam po aq mirë sa në mbrojtje. Është situatë komplet ndryshe, por mendoj se mund ta përballoj. Le të shohim sa do të luaj si i tillë dhe si mbrojtës krahu. Nuk është gjë e re për mua të luaj në mesfushë, sepse kur isha me akademinë kam luajtur gjithmonë si mesfushor defensiv", shpjegoi kapiteni bavarez, duke hequr çdo dyshim se ai vuan duke luajtur në mesfushë. "Mos e ekzagjeroni, Pep s’ka ndryshuar asgjë me themel!". Në javët e fundit është diskutuar shumë që Pep Guardiola e ka modifikuar së tepërmi Bayernin dhe gazetari i "TZ" i kujton Lahmit, që të heqësh dy mesfushorë defensivë është ndryshim i madh. Por, mbrojtësi nuk mendon kështu. "Guardiola ka ndryshuar vetëm detajet. Kur luan për shumë vite ndryshe, madje edhe duke e shoqëruar futbollin me një koncept tjetër, të duhet pak kohë të përshtatesh. Unë e quaj detaj heqjen e dy mesfushorëve defensivë, sepse përsëri janë tre mesfushorë qendre, ashtu siç i kishim vjet (Schwein, Martinez, Kroos). Mos mendoni se dy mesfushorët defensivë kanë qenë thjesht defensivë vjet", sqaroi Lahm. #E
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 17:10:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015