Lajme Shqip: Skandali në Gjykatën e - TopicsExpress



          

Lajme Shqip: Skandali në Gjykatën e PukësKLD shkarkon Shtjefën Lleshin - Artikulli: Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka liruar nga detyra e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshin, në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar sot. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe vendimi u mor unanimisht pas kërkesës për shkarkim të Lleshit nga detyra, pas skandalit të publikuar nga Fiks Fare. Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, nënkryetari i KLD, ministri i Drejtësisë dhe anëtarët e tjerë, është diskutuar një relacion sa i përket situatës në gjykatën e Pukës, pas skandalit të korrupsionit në këtë gjykatë, të publikuar në media, dhe më pas është marrë vendimi për shkarkimin e Shtjefnit.Shkarkimi i tij u kërkua pas publikimit të një videoje në ”Fiks Fare” ku Pal Ndoka përmes regjistrimeve të bisedave zbulon skandalin e korrupsionit me çështjen e ndryshimit të masës së sigurisë së familjarëve të tij që janë në burg.Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau, dhe Kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje.Gjatë kësaj mbledhje të KLD u diskutua lidhur me këtë situatë të krijuar në Gjykatën e Pukës.Prej 6 muajsh Shtjefën Lleshit i ka mbaruar mandati i kryetarit, dhe ndodhej në krye të kësaj gjykate i komanduar.Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është thirrur nga Elvis Cefa.KLD, MBLEDHJE URGJENTE PER SHKARKIMIN E SHTJEFEN LLESHITKëshilli i Lartë i Drejrësisë sot pasdite do të zhvillojë një mbledhje urgjente ku në rend të ditës është shkarkimi i kryetarit të Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 17:00.Shkarkimi kërkohet pas publikimit të një videoje në ”Fiks Fare” ku Pal Ndoka përmes regjistrimeve të bisedave zbulon një skandalin e korrupsionit me çështjen e ndryshimit të masës së sigurisë së familjarëve të tij që janë në burg.Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau, dhe Kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje.Madje mbrëmë në emisionin “Shqip” Pal Ndoka tregon sesi fillimisht, përmes dhëndrit e vëllait kishin ndërhyrë për të liruar atë, në këmbim të 4 milionë lekëve, dhe më pas kishte kontaktuar vetë me gjyqtarin për të ulur pazarin për lirimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Një tjetër skandal që zbulohet pas kësaj është se kryetarit të Gjykatës së Pukës i kishte mbaruar mandate prej 6 muajsh.RREFIMI I PAL NDOKES: PAGOVA 45 MILIONE LEKEPal Ndoka, banori i Fushë-Arrëzit tregoi mbrëmë për emisionin Shqip historinë e tij.“Ne u arrestuam në datën 15 Prill se bëmë një protestë kundër firmës “Beralt SH.A”. U arrestova unë si fëmilje, me vëllezër, djemtë dhe nipi, bashkë me tre banorë të tjerë të lagjes. Kjo firmë bëri një gabim të madh, bashkë me shtetin. E para që çdo lloj firme që do të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një marrëveshje akt-shpronësimi me shtetin. Firma mori tokën dhe shteti nuk na shpronësoi”, deklaroi Ndoka.“Në protestë kemi qenë 50 vetë. Erdhi policia e Pukës, pastaj e Shkodrës dhe pastaj RENEA. Policia në fillim mbajti qëndrim të mirë, por shefi policisë hyri në turmë dhe nisi përplasja, e aty ai qëlloi me armë. Plasi xhurma, na morën na rrahën aty brenda në makina, më goditën përtokë. Vajza e vëllai më ndihmuan. Mbaj mend që ka qenë edhe prokurori prezent edhe këtë nuk e fal. Pastaj përfundova në spital në Shkodër dhe ia kam borxh spitalit sepse më trajtuan në mënyrë të përsosur”.Në këtë moment, nisën edhe andrallat e zotit Ndoka me drejtësinë, me të gjithë familjarët të burgosur. “Më vunë në arrest shtëpie, e pjesa tjetër e familjes në arrest me burg. Nxorra dhëndrin në fillim e me vëllain kontaktuam me telefon me Shtjefën Lleshin, gjyqtar edhe kryetar i gjykatës Pukë. Ai propozoi arrest shtëpie kundrejt 1 mijë dollarë e 1 milionë lekëve të drejta që ia dhamë djalit të tij. Çfarë u kërkua për të tjerët? Unë i kam dhënë 2 mln tek “Vizion +”, aty ka shtëpinë. Unë isha i sëmurë, mora leje erdha në Tiranë, u vizitova në Tiranë e në këtë moment e marr më thotë jam tek shpia. i them a mund të dalësh? Doli Shtjefni, e bëri pazar si me me qenë pazar për bagëti. Për mua kërkoi 4 milionë për lirimin e plotë, për të tjerët histori e gjatë. Në fund e çova pazarin me djalin dhe vëllain tim, 3 mijë euro për njeri për të dalë në detyrim paraqitje. Mbasi dolën në arrest stëpie u çua pazari dhe kaloi 5.5 mln lekë. Unë paguaja ata dilnin një nga një. Kam paguar në total 45 milionë lekë”.Redaksia online TAG: shtjefen lleshi fiks fare investigimi
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 19:30:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015