Lehonia e burrave Deri nga mesi i shek XIX është ruajtur zakoni - TopicsExpress



          

Lehonia e burrave Deri nga mesi i shek XIX është ruajtur zakoni i mërkoshit (lehonia e burrave), i cili si duket ishte një akt simbolik i mbetur nga periudha e kalimit prej matriarkatit në patriarkat si shenjë për të afirmuar të drejtën atësore mbi fëmijën. Që nga dita e lindjes përcaktohej një periudhë prej 40 ditësh e lehonisë (djergnia, lodhnia) gjatë së cilës tregohej kujdes i posaçëm për nënën e foshnjën. Në traditën shqiptare ardhja në jetë e një fëmije ka qenë dhe është një ngjarje me rëndësi në jetën e familjes e të shoqërisë. Lindjen e shoqëronin një varg ritesh e zakonesh. Në to gjen vend sidomos dëshira për të lindur djalë, e lidhur me kushtet ekonomike-shoqërore të vetë familjes. Për shtatzënën tregohej kujdes i veçantë, madje zakonet e lidhura me të kishin mjaft elemente me karakter magjik. CL
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 08:29:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015