Leter Nenes Kushtuar gjithe nenave came. “ Nje nga nje - TopicsExpress



          

Leter Nenes Kushtuar gjithe nenave came. “ Nje nga nje dalin ne valle Shamibardhat me citjane “ Nene, si je atje ku je? Kohe kemi pa u takuar. Nuk e di a te kam thene se nje dite do te vija atje ku ti ishe pernate me mendjen tende dhe barisje ne anedetin e Voles sone te bukur. Une se kisha pare por kisha prekur ato guacakt e bukura spirale e petashuqe qe ti I ruaje mbeshtjelle me aq kujdes ne nje mandile te vogel. Ishin ato qe vune nje shënjë ne mendjen time se nje dite, atehere kur te vinte sahati… une do prekja zallin e bukur te Zavjes. Dhe ja, ketu e 100 vjet me pas endra u be . Ndodhem ketu nen hijen e ullinjve te Voles dhe degjoj perplasjen e dallgeve ne breg. Teksa mundohem te kuptoj gjuhen e tyre ndjej goditjen e vargut Kutelian te me gozhdoje perjete ne ate truall….bam…bam…bam. Te dua, Balte shqipetare! Te dua: Egersisht! Deshperimisht Si ujku pyllin, Si vala valen, Si balta balten…. Ketu s’me njeh askush dhe une mundohem te flas sa shqip sa greqisht me shprese se njerezit e sotem te ketyre aneve do te me kuptojne . Por e shoh qe per ta jam asgje me shume se nje I huaj ne fshatim e rrenjeve te mia. Ju fola gureve te sokakut… s’mu gjegjen. Fola me muret e shtepive prap jo. Kopshtet jane rrenuar moj nane. Ullinjte plakur dhe me shume. Ju fola ne gluhen tone, gremisne koken menjane si te mos besonin kush isha.Vajta atje ku me kishe thene, tek shtepia e madhe qe sheh nga deti. I fola qenit , I them kush jam por dhe ai sme njeh oj nane. Erdha dhe ne Zavje, ne kete gji magjiplote. Dhe syte sec mu mbushne me lote U zhyta ne ujin e vale Ate qe ndjeva Se them dot me fjale… Kerkova… por dot nuk gjeta si ato guackat e tua gjarperuese. Thelle ne mendjen time pervijohen skenare maramendese ne nje teater magjiplote. Ah sikur te ishe gjalle ….se ketu …ketu ka dicka qe nuk ecen moj nane. Pse erdha vetem? Ti e dije ku ishin celesat e shtepise. Tani eshte vjeshte. Do kthehem perseri ne pranevere, kur te celin lulet mendova . Ato dalin rishmez nga thellesia e tokes dhe do me njohin se s’ben. Dhe u kumbisa ndene hijen e nje portokalli dhe ashtu humba ne krahet e tu kur me flisje per Volen tone si nuse dhe c’mu kujtuan fjalet e tua te mocme. Pa kuptuar fillova te belbezoja ne gluhen tone Legjenden e Voles ashtu sic ma rrefeje ti oj nane: “ Atje posht ishne nisite. Ish nje vend I bukur por nje gjarper I madh e I madh nuk linej njeri te afrohej. Atje lart ne Vrohona ish nje djale I glate me emrin Murto. Dhe ketij Murtos nje dite sec I shkrepi te vinej poshte. Dhe ai erdhi, dhe e vrau gjarperin dhe I pari hodhi cok nde Vole. E pas tij erdhen dhe te tjere vrohorit. Po Murtua ish I pari. Dhe I mbeti Murto emri skalomes se bukur me nisite perkarshi. Ish Murtua djalethi im, ai lindi Aliun dhe ky Aliu I dha emrin nje mali atje ne Vole. Pas Aliut erdhi I biri Zeneli, Tahiri….. dhe pas e me pas Im at Telhai. Ai mori nje nuse te bukur atje ne Arpice dhe ajo u be nana ime. Dhe shtepia jone ish karshi detit atje ne Zavje. Dhe une laja kurmin ne detin vale , mblidhja guacka ne reren e bukur dhe I vloja menjane si hajmali. Por erdhi nje dite dhe nuk e di pse u nisme drejt veriut muhaxhir dhe celesat I lame ne gjitone. Do kthenemi prap u tha im at Telhai. Dhe mbene te gjitha atje ne Vole shtepi e katandi, duqan e ulli. Lame malet , detin. Enderat dhe ca guacka I mora me vete. Por dot su kthye me im at… “ Dhe degjonin ullite kete legjende dhe cdo fjale bente cudira moj nane. Portokallja foli e me buzeqeshi. Ullinjte ulen deget te me perkedhelnin… qeni mu afrua dhe bente me nojma te shkoja tek shtepia. Neper muret celen lulet, dera e avllise u hap dhe degjoja zera moj nane. Mos ishe ti dhe me prisje atje tek pragu? ….Oh sa bukur! E kisha te veshtire te vija? Jo. Ndoqa ne te kundert udhen qe bere ti moj nene. Si per cudi eshte po ajo qe bene trojanet 3000 e ca vjet me pare kur Enea ju priu neper brigjet tona pas djegies se Trojes. Qeshe ca dite ne Rome, andej erdha ne Onhezmin e lashte ku ti prehesh e malluar per vendin tend, atje ku Enea I blatoi nje tempull Aferdites qe era e mbare ta printe popullin e vet. Kalova qafen e Gjashtes, Qafen e Soronese, me tej qafen e Botes, , Qafen e Smertes. Eca mbi uren e lumit Kalama, rashe ne Arpice, preka shkembin e Parges si nuse dhe mbrita ketu ne Volen tende te bukur, ne Trojen time. Nje here tjeter do hidhem gjer ne Dodone te mar vesh nga goja e orakullit fatin e popullit tim moj nene, qe era e ngrohte e detit tone te na perkedhele perseri floket, qe ullinjte tane te na buzeqeshin qe toka te na perqafoje. Vole, Shtator 2012 Djali nga Cameria.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 03:18:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015