*Letër poetike “Apel”- Botës mashkullore e Shoqërisë: - TopicsExpress



          

*Letër poetike “Apel”- Botës mashkullore e Shoqërisë: Duamëni!-nga-Raimonda MOISIU Duamëni me shpirt, Sic iu dua edhe unë me shpirt! Duamëni, Edhe pakëz më pak se sa iu dua unë, Nuk ka gjë, Nuk iu dhimbsem? Nuk janë dy buzët e mia lyer me të kuq, Është zemra ime që po fjaloset me ty…. ….Me ju të gjithë! Këtë muzg. Ju, kurrë nuk mund të dashuroni me kaq pasion, Sa dashuron një grua. Unë jam një grua, Mua më ka dashur babai po kaq, Sa do edhe ti vajzën tëndë, Përse sillesh kështu me mua??? Ti bëhesh si fëmijë duke luajtur me nipin tënd, Ti je gati të japësh jetën për nipin që po e hedh hopa te llamba lart, Dhe që të ndukë mustaqet….. Por atë e kam lindur unë, I kam dhënë gji dhe e kam mbrojtur si një ulkonjë, Unë, e vetmja princeshë mes meshkujvëe, Unë, Një grua. Po kush të ka treguar përralla në fëmijërinë tënde, Se sa një grua? Se gjyshja jote? Përse më fyeni? Përsë më mashtroni për dashuri, Kur nuk keni rënë në dashuri me mua? Përse më bën të të tradhëtoj, Ti botë e dhunës mashkullore? Akoma nuk e ke kuptuar që unë, Lë gjysmën e ushqimit tim, Të gjumit tim, Të qetësisë sime, Të krejt qenies sime, Për ty Se të dashuroj? Përse më bën të të tradhëtoj?? Unë nuk e kam në shpirt hakmarrjen, Por më ka mbirë nga kjo dhuna jote kokëtrashë, Botë mashkullore Që kujton…Ende kujton, Se je më e zgjuar nga unë. Edhe në flirtofsha nga hakmarrja për ty, Ta dish…Oh Ti nuk ke për ta ditur kurrë, Dalin që nga pjesa kafshore e qenies sime, Por jo nga të rrahurat e zemrës që sapo është penduar, Për hakmarrjen time, Mjeshtërore. Kush di të gëzohet me lulet e fustanit, Si unë? Po me lulet e kopështit, të ballkonit? Shiko cfarë shalli të bukur që kam vënë rreth qafës për ty sot! Kur ti po jepje frymën e fundit, Isha unë. Një grua në spital, Që të solla në jetë dhe njëherë dhe ti Më mendoje se ishte një ëngjëll I ardhur nga bota e qiellit. Ti, Kur kalojmë castet e natës së bashku, E thith trupin tim, Si një bebe e pafaj…. Ti, Më zbulon mua sekretet e shpirtit…. Ti , Që nga skalioni I parë I betejës, Që nga përleshjet me bishat e pyllit, Që nga kazma e rëndë dhe poshtërimi I “presidentit’, që të Paguan më pak se sa ushqimi I qenit të tij Në orët e natës Shkrihesh në perandorinë e nxehtësisë sime. Përse tregohesh I dhunëshëm ndaj meje më pas? Përse e ndan burrërinë nga mashkullira jote? Unë e dalloj në sytë e tu kur më gënjen dhe kur Buzët e tua I lëviz zemra. Ti, Më di mua një qënie delikate Po unë….ja që jam delikate!!! Po është pjesë e bukurisë sime delikatesa, Pjesa më e bukur, Po ti Përse kërkon të fyesh delikatesën time? Uff, sa forcë që paskërkam, korba, aq Sa për të ngritur krye kundër brutalitetit tënd Që llahtaris dhe muret e shtëpisë. Unë Jam ende gjallë, Ashtu E bukur Duke dashuruar lulet dhe ngjyrat e bluzës, dallgët e flokëve dhe të fustanit… Nuk mendoj se jam aq delikate, Si thua? *"Dhuna kundër grave nuk është as e pandryshueshme as e pashmangshme, mund të reduktohet me vullnet politik, social qytetar, intelektual, dhe burimet e nevojshme. Shoqëria të mos heshtë, por të identifikojë mënyrat për të mbyllur hendekun e kësaj heshtje e plage, mes detyrimeve morale, sociale, shtetërore, të drejtës për të qenë të lirë në një botë të lirë, ta sjellë në vëmendjen e publikut, të shoqatave të grave (jo qeveritare). Shteti të marrë përgjegjësitë e veta sipas normave dhe standardeve, me instrumentet politike të zbatimit, sensibilizimit dhe përpjekjet për të çrrënjosur dhunën kundër grave dhe krimin, duke e bërë prioritet kryesor e të rëndësishëm në nivel kombëtar. Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna. Thyeni HESHTJEN, t’i themi: NDAL DHUNËS!-nga Raimonda MOISIU-Hartford CT USA
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 09:53:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015