Lewandowski parashikon krizë te Bayerni Robert Lewandowski - TopicsExpress



          

Lewandowski parashikon krizë te Bayerni Robert Lewandowski beson se Bajerni i Mynihut herët a vonë gjatë këtij sezoni do të përballet me krizën dhe kjo e bën të ruajë besimin se Borusia e Dortmundit mund t’i kapë bavarezët në Bundesliga. Djemtë e Pep Guardiolës, janë pesë pikë para ndjekësve të Bajer Leverkusen në klasifikim, ndërsa verdhezinjtë gjenden 7 pikë pas Bajernit si pasojë e dy disfatave të pësuara në nëntor, njëra prej të cilave pikërisht përballë bavarezëve. Refuzon parashikimet se kampionët në fuqi do të kurorëzohen sërish si fitimtarë dhe shpreson se Borusia e Dortmundit mund ta ndryshojë situatën në tabelën e klasifikimit. “Është shumë herët tani për të folur për titullin. Mund edhe të ndodhë që Bajerni të ketë një krizë të vogël, sic u ndodh shpeshherë skuadrave që janë në maje. Unë nuk e kam humbur aspak shpresën, në cdo rast. Por ne duhet të bëjmë të mundur që ti fitojmë ndeshjet tona.” Lewandowski pritet të lërë Dortmundit për tu transferuar te Bajerni kur t’i skadojë kontrata me verdhezinjtë, në qershor të 2014-ës, por ai duket i vendosur që ta lërë skuadrën duke dhënë kontributin maksimal ndërsa aktualisht kryeson klasifikimin e golashënuesve të Bundesligës me 11 finalizime. “ Dua ta mbyll si kryegolashënues, sigurisht. Por ajo që ka vërtet rëndësi është që ne të kemi sukses si skuadër”. Duke u fokusuar te ndeshja e fundit e Dortmundit në grupin e Champions në 11 dhjetor, polaku beson se fitorja 3-1 ndaj Napolit i ka dhënë krahë skuadrës që tani e di se një fitore ndaj Olimpikut të Marsejës do t’i garantojë një vend në 1/8 e kompeticionit. “ Pas ndeshjes me Napolin e kemi ne avantazhin. Jemi zotër të fatit tonë, dhe progresi varet nga ne. Por do të ishte fatale për ne nëse do ta merrnim lehtësisht Marsejën, edhe pse ata ende nuk kanë siguruar asnjë pikë në grup. Edhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë”.
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 20:22:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015