Lidhjet e Dalmacisë me Shkodrën Dalmacia (Dalmatia), në - TopicsExpress



          

Lidhjet e Dalmacisë me Shkodrën Dalmacia (Dalmatia), në histori përmendet fillimisht si krahinë (më pas provincë) brenda trojeve të banuara nga fisi i dalmatëve. Kjo krahinë u zgjerua shumë nga luftërat e shekullit II-I para erës së re. Pas një kryengritje të ndodhur në vitet 6-9 (pas K.) dalmatët u shtrinë në Veri deri te gadishulli i Istrias dhe u vendosën paralel me luminSava, deri në Singidum (Beogradi i sotëm). Në Lindje kufizoheshin ngamalii Sharrit. Kufiri Jugor i tyre ishte lumi Mat, kurse në Perëndim deti Adriatik. Liburnët, ardianët, labeatët etj ishin fise brenda kësaj hapësire. Provincës së Dalmacisë i takonin edhe gjithë ishujt në Detin Adriatik si dhe qytete të rëndësishme të kohës, mdisi të cilëve edhe Skodra e Lisi (Shkodra dhe Lexha e sotme). Në kohën e sundimit të Dioklecianit, pjesa jugore e Dalmacisë nga gjiri i Kotorrit poshtë, u shkëput dhe u krijua një provincë tjetër me emrin Prevali. Kjo provincë kishte për qendër, pikërisht Shkodrën.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 11:52:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015