Lindja e Muhammedit salaAllahu alejhi we salam . Njeriut me - TopicsExpress



          

Lindja e Muhammedit salaAllahu alejhi we salam . Njeriut me madheshtor qe , nder shekuj u cojn selam i ri dhe i vjeter . Kur Abdullahu u bë për t’u martuar, babai i tij zgjodhi Aminen, vajzën e Vehbit, e cila rridhte nga fisi Benu Menaf. Ajo takohej me Abdullahun tek gjyshi Kusej ibnu Kilab. Sakaq, nëna e Amines ishte nga Jethribi (Medine) dhe vetë Amine ishte rritur mes dajallarëve të saj në Jethrib. Abdullahu dhe Amine fillimisht u martuan në Medine, ku qëndruan disa kohë. Më vonë u kthyen dhe u stabilizuan në Mekë. Amineja mbetet shtatzënë dhe disa muaj më pas, burri i saj Abdullahu ndërron jetë pa lindur djali i tij (profeti Muhamed a.s). Kur afrohet lindja e Profetit a.s, nëna e tij Amina sheh në ëndërr sikur lind një djalë dhe bashkë me djalin nga barku i saj dilte një dritë e fuqishme e cila ndriçonte gjer në Sham. Gjatë ëndrrës, dëgjonte dhe një zë që thoshte:”Kërko mbrojtje për këtë fëmijë nga Zoti i vetëm, nga sherri i çdo ziliqari!” Ditën e hënë, me 12 Rebiul Evvel, pesëdhjetë ditë pasi ishte shkatërruar Ebreha (viti elefantit), lind profeti Muhamed a.s. Ngjarje te pazakonta që shoqëruan lindjen e Profetit a.s Madhështia e profetit Muhamed a.s nuk qëndron tek këto ngjarje të pazakonta që shoqëruan lindjen e tij. Madhështia e tij qëndron tek madhështia e fesë dhe normave morale që kultivoi tek njerëzimi. Megjithatë, ne do i sjellim pasi janë ogurbardhë dhe sihariq i mirë. Tregon Hasan ibnu Thabit – poeti i të dërguarit të Zotit a.s – mbi lindjen e Profetit a.s:”Ditën që lindi Profeti a.s, unë ndodhesha tek hebrenjtë e Medines. Asokohe unë isha shtatë vjeç. Në një moment, një nga rabinët çifutë, ngjitet mbi një nga kullat e tyre dhe thërret:”O hebrenj! Sot është shfaqur ylli i Ahmedit, i cili nuk shfaqet veçse me lindjen e tij.” Ai ishte një yll i cili nuk shfaqej veçse me ardhjen e Profetit të fundit. Një ndodhi të tillë, e dëshmon vetë Hasan ibnu Thabit. Zakonisht, shtatzënia është diçka e rëndë dhe e vështirë për nënën. Megjithatë, nëna e Profetit a.s tregon se shtatzënia e saj ka qenë e lehtë dhe pa probleme. Një ngjarje tjetër e pazakontë, është se me të lindur, Profeti a.s filloi të mbahej me duart e tij dhe ngrinte kokën drejt qiellit. Ai lindi i bërë synet dhe me kërthizë të prerë. Kur gjyshi i tij Abdul Muttalibi dëgjoi për lindjen e nipit, u gëzua shumë. Gëzimi dhe hareja e tij u shtuan akoma më shumë, kur dëgjoi se kishte lindur i bërë synet dhe me kërthizë të prerë. Me këtë rast, ai tha:”Pasha Zotin, nipi im do ketë të ardhme!” Nga gëzimi i madh, ai e merr foshnjën e vogël dhe bashkë me të hyn brenda Qabes. Emërtimi i nipit të tij me emrin Muhamed, ka një histori. Para se të lindë Profeti a.s, Abdul Muttalibi ndodhej në Sham për tregti. Atje, piqen me një rabin hebre, i cili gjatë muhabetit i pyet nga ishin. Abdul Muttalibi i tregon se ishin nga Meka. Ai u thotë:”Në tokat tuaja në Gadishullin arabik, do të shfaqet një profet.” Ndër të tjera, ata e pyetën:”Cili do të jetë emri i këtij profeti?” Rabini u përgjigj:”Muhamed.” Asokohe, emri Muhamed nuk njihej mes arabëve. Të tre personat që ishin me Abdul Muttalibin, vendosën që nëse u lind një djalë, ta emërtojnë me emrin Muhamed. Meqë Abdul Muttalibi vetë ishte i moshuar, vendosi që njërin nga nipërit e tij ta quajë Muhamed. Të tre burrat e tjerë, me t’u lindur djalë i vunë emrin Muhamed. Kështu, me t’i lindur një djalë Sulejman ibnu Muxhasit, i vuri emrin Muhamed. Ky djalë, është gjyshi i poetit të shquar Firezdek. Të njëjtën gjë bënë dhe Uhajha ibnu Hal-lab dhe Hamran ibnu Rebia. Një ngjarje e pazakontë tjetër që shoqëroi lindjen e Profetit a.s, është se pallati perandorak i Kisras së Persisë, u lëkund dhe u trondit, gjë e cila shembi përdhe katërmbëdhjetë ballkone të pallatit. Veç kësaj, për herë të parë fiket zjarri i mexhusëve, zjarr të cilin e mbanin të ndezur gjithmonë. Nga lëkundjet e tokës në Persi, humbet dhe zhduket edhe liqeni Sava, gjë që e frikësoi jashtë mase perandorin Kisra. Menjëherë ai urdhëroi të mblidheshin fallxhorët dhe magjistarët e tij, disa prej të cilëve kishin kontakte me xhindet dhe shpirtrat e këqij. Në Kuran, thuhet qartë që disa xhinde vidhnin dhe i dëgjonin lajmet që përcilleshin nëpërmjet melekëve në qiell. Thotë Zoti në Kuran lidhur me këtë:”Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka..” (Xhin, 9) Këto lajme, xhindet ua transmetonin magjistarëve dhe fallxhorëve, duke shkaktuar shumë konflikte dhe mosmarrëveshje mes njerëzve. Disa nga këto fallxhorë, i thanë Kisras se këto ndodhi, janë shkaktuar si rrjedhojë e lindjes së një profeti. Kisra i pyeti edhe mbi domethënien e shembjes së katërmbëdhjetë ballkoneve. Fallxhorët iu përgjigjën se Persisë i kanë mbetur vetëm katërmbëdhjetë perandorë, jo më shumë. Pas kësaj, perandoria perse do të bie përgjithmonë. Kisra tha:”Katërmbëdhjetë perandorë janë shumë.” Por menjëherë pas vdekjes së tij, trashëgimtarët e fronit hynë në një konflikt të përgjakshëm me njëri-tjetrin, saqë për dhjetë vite u ndërruan dhjetë perandorë. Muhamedi a.s, në shkretëtirë Ishte bërë traditë mes kurejshëve, që të porsalindurit e tyre t’i dërgonin në shkretëtirë për disa arsye. Gjatë sezonit të Haxhit, në Mekë vinin shumë pelegrinë, nga vende të ndryshme. Kjo kishte bërë që gjuha e mekasve të ndikohej shumë nga dialektet dhe gjuhët e pelegrinëve, gjë e cila ndikonte dhe tek gjuha e fëmijëve. Kurejshët, duke dashur që fëmijët e tyre të flasin arabishten e pastër, i dërgonin tek fiset në shkretëtirë, të cilët e kishin ruajtur gjuhën arabe të pastër, larg ndikimeve të jashtme. Më vonë, ata i merrnin sërish fëmijët në shtëpitë e tyre. Një arsye tjetër, ishte sepse donin që fëmijët e tyre të mësoheshin me jetën e vështirë në shkretëtirë. Veç kësaj, për shkak se ajri i Mekes ndotej nga njerëzit e shumtë, fëmijët sëmureshin më shpesh. Duke i dërguar në shkretëtirë, në ajër të pastër, fëmijët rriteshin të fortë fizikisht. Arabët e shkretëtirës, rrallë herë sëmureshin. Vetë beduinët e shkretëtirës, pranonin t’i marrin foshnjat e kurejshëve, pasi shpërblimi ishte i majmë. Kjo, edhe pse ata e konsideronin si turp, që gratë e tyre të shesin qumështin e gjirit. Për këtë, nuk bëhej kurrë Pazar për foshnjat që merrnin. Vetëm pasi fëmijët ktheheshin në Mekë, familjarët e tyre i shpërblenin sipas mundësive, por pa bërë Pazar. Gratë e fisit Benu Sad, mes tyre dhe Halime, vijnë në Mekë për të marrë foshnjat e kurejshëve. Halimeja dhe i shoqi, Harith, jetonin në kushte tejet të mjerueshme ekonomike. Ajo kishte një fëmijë për gjiri dhe kishte ardhur të marrë dhe një fëmijë nga kurejshët që ta ushqejë me qumështin e saj të gjirit. Në fakt, qumështi i saj i gjirit, nuk mjaftonte për foshnjën e saj, e jo më të tepronte për një të dytë. Por fukarallëku i skajshëm, e kishte detyruar të marrë rrugën për në Mekë. Ajo kishte hipur në një gomaricë të ngathët, që mezi lëvizte këmbët. Ndërkohë që gratë e tjera kishin ecur para, ajo përpiqej të cytë gomaricës e saj që mos shkëputet shumë prej tyre. Me të mbërritur në Mekë, gratë u shpërndanë duke kërkuar foshnje. Nëna e profetit Muhamed a.s, u ofronte djalin e saj, por kur kuptonin se ishte jetim, e refuzonin. E ç’mund të prisnin nga një foshnje jetim! Të gjithë mëndeshat e fisit Benu Sad refuzuan ta marrin Muhamedin a.s. Sakaq, Halimeja nuk po gjente një foshnje si gratë tjera. E mërzitur, ajo u ul në një qoshe bashkë me të shoqin e saj Harith, i cili i thotë:”Të gjithë gratë e tjera gjetën nga një foshnje, kurse ne do të kthehemi duarbosh. Përse të mos e marrësh atë jetimin që refuzove? Ku i dihet, ndoshta është bereqet dhe ogurbardhë!” Halimeja pranoi dhe menjëherë u nis drejt shtëpisë së Amines, nënën së Profetit a.s. Që në çastin kur e mori Muhamedin a.s, nisën bereqetet e Zotit mbi të, familjen dhe ekonominë e saj. Me t’i hipur gomaricës, ajo sikur fluturonte. Tashmë nuk ishte ajo gomaricë e ngathët që mezi lëvizte këmbët, por ua kaloi të gjithë grave të tjera. Mëndeshat e tjera, të çuditura i thoshin:”O Halime! A e njëjta gomaricë është me të cilën erdhe?!” Halimeja u përgjigjej:”Po.” Ato i thanë:”Për Zotin ka diçka në këtë mes. Çfarë i ke bërë?” Gjatë rrugës, Halimes fillon t’i rrjedhë qumësht i konsiderueshëm, saqë ngopte jo vetëm foshnjën e saj, por edhe Muhamedin a.s. Pasi vajtën në shtëpi, deveja e moshuar dhe thatanike e Halimes, fillon të shëndoshet dhe t’i mbushen gjinjtë me qumësht. Po ashtu, delet e Halimes, filluan të trashen, të shtohen dhe rritën prodhimin e qumështit. Sakaq, delet e tjera as nuk shëndosheshin dhe as nuk jepnin qumësht. Fshatarët e tjerë ju thoshin barinjve:”Shikoni delet e filanit! Ata janë të shëndosha, kurse tonat të dobëta. Përse nuk i kullotni në të njëjtin vend me ta?!” Barinjtë përgjigjeshin:”Për Zotin në të njëjtin vend kullosin, por nuk dimë çfarë po ndodh.” Profeti Muhamed a.s filloi të hedhë shtat mes fisit Benu Sad. Thotë vetë Halimeja:”Muhamedi filloi të hedhë shtat, si asnjë tjetër nga bashkëmoshatarët.” Kur ishte dy vjeç, ai kishte fizikun e një gjashtë vjeçari. Veç kësaj, ai mësoi dhe arabishten e pastër dhe fliste rrjedhshëm. Zakonisht, kur fëmijët mbushnin dy vjeç, mëndeshat i dërgonin tek shtëpitë e tyre. Nëse prindërit kërkonin që të kalojnë dhe disa vite të tjera, i merrnin sërish, në të kundërt merrnin shpërblimin dhe ktheheshin. Pa dy vitesh, Halime e dërgoi Muhamedin a.s tek e ëma, Amineja. Halimeja, i kërkoi Amines që ta marrë sërish Muhamedin në shtëpinë e saj, por Amine e refuzoi. Duke parë insistimin e Halimes, Amine e lejoi ta marrë sërish. Çarja e kraharorit Disa muaj më vonë, vëllai për gjiri i profetit Muhamed a.s, vjen një ditë me vrap, i frikësuar dhe i thotë Halimes:”Vëllai im kureshit!” Halime dhe Harith e pyetën:”Çfarë ka ai?!” Djali u përgjigj:”I erdhën dy burra të veshur me të bardha dhe e mbytën.” Halime dhe Harith u shqetësuan dhe u frikësuan nga kjo që dëgjuan. Menjëherë u nisën me vrap drejt vendit ku ndodhej Muhamedi a.s. Kur e panë, profeti Muhamed a.s ishte zbehur në fytyrë dhe ishte i frikësuar. Burrë e grua e pyetën me një frymë:”Çfarë ndodhi?” Profeti a.s u përgjigj:”Më erdhën dy burra të veshur me të bardha. Ata më goditën, më shtrinë përtokë dhe më çanë kraharorin.” Këtë ndodhi, e rrëfen Profeti a.s pasi i ishte shpallur dhe thotë:”Më erdhën dy melekë, të cilët ma çanë kraharorin. Mandej, nxorën zemrën time dhe e lanë në një tas të mbushur me ujë Zemzemi. Nga zemra, nxorën diçka të zezë dhe pasi e hodhën thanë:”Kjo ishte hiseja e shejtanit në trupin tënd.” Mandej, ma mbushën zemrën me urtësi.” Pas kësaj, dy melekët ia kthejnë zemrën në vendin e saj, ia mbyllin kraharorin dhe ia qepin atë. Pasi tregon hadithin e mësipërm, Profeti a.s e zbulon kraharorin ku dukeshin shenjat e penjve. E frikësuar nga kjo që kishte ndodhur,Halime i thotë të shoqit:”Kam frikë se janë shpirtrat e këqinj. Le t’ia kthejmë fëmijën nënës së tij.” Dhe menjëherë e morrin Muhamedin a.s dhe e dërguan tek e ëma, të cilës i thanë:”Ky është djali yt, shëndoshë e mirë.” Amineja i pyeti:”Si është halli? Çfarë ka ndodhur, pasi ishit vetë ju që kërkuat ta mbani më shumë?!” Ata u përgjigjën:”Kishim frikë se mos i ndodh diçka e keqe në shkretëtirë. Menduam që ta dorëzojmë sa është mirë me shëndet.” Amineja nuk u besoi dhe insistoi të mësojë të vërtetën. Burrë e grua u dorëzuan më në fund dhe i treguan mbi dy burrat që i kishin çarë kraharorin. Amineja i pyeti:”Mos u frikësuat nga shpirtrat e këqinj?!” “Po” i thanë. Ajo u tha:”Jo për Zotin! Pak para se të lindë, kam dëgjuar në ëndërr një zë që thoshte:”Thuaj:”Kërkoj mbrojtje për djalin Zotit tw vetwm, nga sherri i çdo ziliqari.” Për Zotin nuk mund ta prekë e keqja djalin tim.” Halimeja dhe Harith u kthyen në shtëpinë e tyre.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 11:14:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015