ME SEBEP: LUBONJA, HARADINAJ, GRABOVCI DHE HIPOKRIZIA E - TopicsExpress



          

ME SEBEP: LUBONJA, HARADINAJ, GRABOVCI DHE HIPOKRIZIA E SHTINJAKËVE Asgjë nuk ka thënë Fatos Lubonja për Ramush Haradinajn në krahasim me akuzat e rënda të Adem Grabovcit të PDK-së kundër Haradinajt, prandaj po më duket vajtim me lot krokodili të damkoset e fyhet Lubonja (sidomos nga disa zyrtarë të PDK-së). Akuzat e Grabovcit kanë qenë kallëzim penal! Pse nuk merret drejtësia me këtë çështje? Ose Haradinaj është “kriminel”, siç e përshkruan Grabovci – ose ky i fundit po gënjen dhe ai i pari është ashtu siç mendojnë mbështetësit e tij. Edhe diçka: disa në AAK po gogësijnë kundër Lubonjës, ndërsa me Adem Grabovcin ende ëndërrojnë të lidhin koalicion për “të mirën e Kosovës”. Ky është standardi i dyfishtë i zemërimit edhe ashtu të rrejshëm! Meqë qenka shndërruar në sport të fyhet Lubonja, atëherë më duket e udhës të citoj këtu detaje nga letra e famshme e Adem Grabovcit. Ai në një letër që i ka dërguar Ramush Haradinajt në vitin 2009 i drejtohet me këto pyetje dhe akuza ish-komandantit rajonal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: “1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale? 2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? - shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, - banesën dykatëshe në Prishtinë, - banesën në Prizren, - banesën në Tiranë, - banesën në Durrës, - vilat në Durrës, në Brezovicë, - pronat disamilionëshe në Dukagjin, - tokat në Miradi, - kullat disamilionëshe në Gllogjan, - dy vila jashtë shtetit, në Monte Carlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detaje. 3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: - shtëpinë në Pejë - banesën në Prizren - truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan - pompat e benzinës dhe shumë të tjera. 4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s! 5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiç fondin tuaj për Hagë). 6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo? 7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera”.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 22:06:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015