MISTERI ZONA 51 Me shume se top secret. ZONA 51 Misteri më i - TopicsExpress



          

MISTERI ZONA 51 Me shume se top secret. ZONA 51 Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister. Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister: por ndoshta do të kish qenë më mirë po të kish mbetur i tillë. Preferoni të besoni në UFO apo në faktin që amerikanët kryejnë eksperimente të denjë për nazistët e Mengeles? Mendimi që disqet fluturues kanë ardhur vërtetë nga Marsi, apo që janë dërguar nga Rusia e Stalinit dhe që në bord kanë patur disa fëmijë të modifikuar në mënyrë monstruoze? Dhe a do të kishit dyshuar ndonjëherë që lufta e avionëve të telekomanduar, e shpalosur nga Barack Obama, pra gjuetia dhe vrasja e terroristëve me këta avionë që ndryshoi luftën në Afganistan, ka lindur pikërisht në bazën ku SHBA kanë zhvilluar më tej sekretet e vjedhur Gjermanisë së Adolf Hitlerit? E vërteta që ashkush nuk do të donte të rrëfehej ndonjëherë ka dalë në shesh në një libër që po bën të dridhet Amerikën dhe që ka nisur tashmë të botohet edhe në Europë. Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të Los Angeles Times që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e al Kaedas donte të kryente në avionin e linjës Detroit-Los Angeles. Dhe mes sekreteve të Zonës 51 dhe historisë së saj ka material sa për të bërë një film. Që në fakt do të realizohet: Area 51 do të jetë një serial televiziv që do të realizohet nga Gale Anne Hard, e njëjta firmë e Alien dhe Terminator. Dhe po përgatitet të përsërisë suksesin e X-Files, telefilmi i frymëzuar pikërisht prej bazës së mistereve. Gjëra që kallin frikë: si intriga që lidh Projektin Manhatan, i cili solli ndërtimin e bombës atomike, me gjetjen e mistershme të një objekti jo shumë mirë të identifikuar në shkretëtirës e New Mexico, në Roswell: mëma e të gjithë teorive mbi UFO-t. E mundur? “Unë besoj që po”, thotë Annie Jacobsen, duke shfletuar librin e saj të mistereve. “Një prej zbulimeve më shqetësues të investigimit tim është pikërisht ky: çfarë fshihej pas operacionit Sigma 4. Një mister që agjencia atomike ka detyrën ta shpjegojë: sepse ishte agjencia atomike që kishte përgjegjësinë për projektin”. Operacioni Sigma 4: ai që do të mbulonte të vërtetën mbi gjetjen e UFO-ve në Rosswell për të fshehur eksperimentet biogjenetikë të amerikanëve. E marrim me radhë. Në fillim nuk ka patur një Zonë 51. Në fillim ka qenë lufta më e shëmtuar: Lufta e Dytë Botërore. SHBA fituan falë asaj bombe atomike që u ndërtua me Projektin Manhatan. Por eksperimentet vazhduan edhe më vonë në atë pjesë të shkretëtirës një orë e gjysmë larg nga Las Vegas, e që do të shndërrohej në zonën super të fshehtë 51. Eksplozivët do të transformonin tokë dhe shkëmbinj në atë pistë unike në botë në të cilën Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, shumë vite më vonë do të simulonin në fshehtësi të madhe ecjen në tokën hënore, përpara misionit të 20 korrikut 196
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 06:09:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015