Mafia Transnacionale, si po funksionon perandoria e - TopicsExpress



          

Mafia Transnacionale, si po funksionon perandoria e krimit Tashmë njihet prej kohësh natyra e zhvillimit në rritje të organizatave kriminale. Ajo që nuk parashikohej, është shpejtësia me të cilën organizata të tilla po krijojnë lidhje të hekurta mes njëra – tjetrës edhe pse në distanca të konsiderueshme gjeografike.Me ndihmën e elementëve me pushtet politik brenda qeverive të shteteve të reja dhe mafies së shteteve fqinje, po lind ajo që në përgjithësi quhet mafia transnacionale.Karakteristika e saj, e ngjashme me atë të nje biznesi shumë kombësh, me një qendër organizuese në një vend dhe duar në shumë të tjerë, vështirson procesin e gjetjes apo përcaktimit të identitetit kombëtar të një organizate të tillë. Një fenomen i ngjashëm me atë të mafies sikulo-amerikane po zhvillohet kohët e fundit në Ballkan, aty ku organizatat më të fuqishme kriminale janë ato me lidhje të ngushta jashtë vendit.Aktet kriminale që po godasin rajonin ballkanik, në dukje pa ndonjë lidhje shkasore apo logjike me njëra tjetrën, janë shenjat e para të formimit të strukturave të tilla kriminale transnacionale në zonën e europës jug-lindore. Arsyes sepse pikërisht në Ballkan, studiuesit e fenomeneve të tillë i janë përgjigjur shumë thjeshtë:”Mes politikanëve të rinj dhe kriminalitetit të vjetër krijohet natyrshëm një lidhje e fortë që rrjedh nga një interes i përbashkët ekonomik. ” Pikërisht si një “multinacionale”, rrjeti, përdor juristë e noterë të besuar për cështjet teknike e burokratike, ndërsa, kush gjendet në bazen e kësaj hierarkie ngarkohet me punët “e pista”, me një ndarje të saktë rolesh, sipas pozicionit që ata marrin pas shpërndarjes së pushtetit në te gjithë rajonin.Një strukturë e tillë , me aparat burokratik të ngjashëm me atë shtetëror dhe rregullat hierarkike e tradicionale te Cosa Nostra, u pa për herë të parë në atë që u përmend edhe më lart, mafien sikulo-amerikane,duke arritur keshtu te krijoje një trekëndësh perfekt mes Sicilisë, Amerikës e Zvicres me kanale dhe rrjete të komplikuara kontrabande dhe riciklimi .I pari i cili hodhi dritë mbi një realitet të tillë ishte Gjykatësi Falcone, hetimet e të cilit ndihmuan të kuptoheshin mekanizmat që lidhnin ekonomine, politikën dhe mafian. Ajo, që e bën zonën ballkanike kaq të veçantë, është fakti se ruhen lidhje të forta brenda për brenda rrjetit edhe pse territori është tejet i copëzuar etnikisht e kulturalisht. Këto lidhje kaq të padukshme nuk duhen nënvlerësuar, sepse prej kohësh është vënë në zbatim krijimi i një Aleance të Shenjtë e cila do të mundësojë ruajtjen teritorjale dhe kontrollin e cdo lloj trafiku që do të zhvillohet në të. Organizata e re transnacionale është e strukturuar në rrjete transporti, shpërdarjeje, riciklim monetar dhe së fundmi rihedhjen në tregun financiar të këtyre përfitimeve nëpermjet blerjes së aksioneve dhe pjesmarjes në sektorë ekonomikë nga më të ndryshmit. Sektorët më të parapëlqyer për këtë lloj veprimtarie janë privatizimet, fusha e ndërtimeve, mediat, koncesionet dhe infrastrukturat publike. Zemra e sistemit është riciklimi i organizuar nga banka që kanë nevojë për kapital të rrjedhshëm për ti bërë ballë, konkurencës, tronditjeve financiare apo krizave ekonomike të mundshme. Sigurisht, me futjen e konceptit të monedhës elektronike dhe virtualizimit të shkëmbimeve, riciklimi nuk bëhet më nëpërmjet operacioneve dhe transaksioneve që kërkojnë dorëzimin material të parasë ( cash ), por me kalime të ndërmjetme të depozitave dhe hedhjen në treg të titujve, të pronësisë , në bursë etj,etj. Veprime të tilla kaq komplekse ekonomike kanë nevojë për operatorë të specializuar të cilët ofrojnë aftësitë e tyre në këtë fushë edhe pa pasur asnjë precedent penal të mëparshëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë : pjesa më e madhe e tyre as që e dinë se në emer dhe për kë punojnë, gjithashtu dhe sepse shpërblimi është i parezistueshëm. Nga ana tjetër, numuri i militantëve në grupe të tilla ka tendencë të rritet për herë e më shumë si pasojë e krizës ekonomike dhë veshtirsive me të cilat në përgjithësi të rinjtë e zonës ballkanike përballen cdo ditë. Një korier droge që i duhet të lëvizë drogën nga Ballkani për në Itali mund të përfitojë nga 1000 deri në 2000 euro për kg dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, deri sa të ketë grumbulluar shumën e parave që ka paracaktuar, duke i parë si mundësi për të shpëtuar nga problemet. Do të rrezikojë pa i marrë parasysh “rreziqet” ! Statistikisht ekziston një mundësi në 10 që ai të kapet dhe arrestohet. Nëse kjo ndodh, më e keqja në të gjitha është se do të përdoret si material kronike në një dite të zakonshme lajmesh. Në këto lloj organizatash nuk do të ekzistojnë të penduar sepse veprimtaritë kryesore urdhërohen nëpërmjet kontakteve në “internet caffe”, nëpërmjet steganografizimit, fjalëve kyce dhe gjuhës së koduar. Edhe vetë anëtarët nuk njihen me njëri – tjetrin, sepse kontaktet e vërteta gjenden në Europë mes emigrantëve, shumica të integruar më së miri.Shumëllojshmëria e gjuhëve, origjinave dhe kodeve nuk i jep mundësinë autoriteteve të policisë të heqin një vijë që të lidhë lëvizjet e tyre. Për fat të keq, edhe infiltrimi në të tilla grupe ka rezultuar i pa suksesshëm duke qënë se janë të shumfishtë dhe të shpërndarë në territore shumë të gjëra.Fenomene të tilla, kaq të heshtura, do ti përshtaten shumë mirë qëndrave të mëdha urbane, sepse në qytete të vogla e provinca klanet lokale nuk do të hezitojnë tu përgjigjen me zjarr kësaj krijese të evoluar të krimit. Atentatet, vrasjet, aksidentet e çuditshme janë këmbana të vërteta alarmi që tregojnë fatëkeqsisht se “revolucioni” kriminal brenda këtij teritori për individualizimin e forcës dominuse ka filluar. Klima do të bëhet përherë e më e tensionuar n.q.s Komuniteti Europian në bashkëpunim me faktoret pozitiv antikrim të Ballkanit nuk do të ndërhyjnë me vendosmëri për të kundërshtuar këtë fenomen të ri dhë tejet të dëmshëm për stabilitetin e rajonit...
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 23:13:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015