Malet e Sharrit turizmi dhe kategorizimi i tij Sipas Ligjit mbi - TopicsExpress



          

Malet e Sharrit turizmi dhe kategorizimi i tij Sipas Ligjit mbi mbrojtjen e natyrës parqet nacionale bëjnë pjesë në hapsirat e vlerave të posaqme natyrore të cilat duhet mbrojtur,rregulluar dhe shfrytëzuar racionalist, por kurrsesi turizmi nuk guxon të ndërhyj në zonën e parë apo në rezervatet strikte biologjike. Bukuritë specifike natyrore dhe vlerat e këtij teritori kanë vend të rëndsishëm në vlerësimet komparative të vlerave të peizazhit dhe atraktivitetit të viseve natyrore Territori i propozuar plotëson kriterin e rolit shkencor,kulturor dhe edukativo arsimor Kushtet natyrore dhe pozita gjeoqarkulluese japin mundësi të jashtëzakonshme të të tri formave themelore të turizmit : a) Turizmit stacionar (dimror dhe veror) që mund të zhvillohet në Fshatra dhe objekte të posaqme të destinuara për këtë qëllim, p.sh. pikniqet, peshkimi dhe format tjera. b) Turizmit tranzitor – Turizmi shetitës, eksplorimi i bukurive të Kosovës apo vendit të caktuar, p.sh. Alpinizmi dhe konfiguracioni i terrenit, denivelimi i tij për shtigje skijimi,mbulesa dhe kualiteti i bores, gjatësia e mbajtjes së saj bëjnë të mundur në shumë lokalitete ngritjen e qendrave sportive dimërore. c) Vikend turizmit- Turizmi dimëror ne malet e Sharrit, i cili mund të zhvillohet më mire se sa tash, sepse pak është i zhvilluar, kushtet për të janë të jashtëzakonshme Pregatiti Prof. Hamdi Aliu!
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 17:13:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015