Maqedonia është radhitur në vendin e shtatë në listën e - TopicsExpress



          

Maqedonia është radhitur në vendin e shtatë në listën e vendeve me popullsi të vuajtur. Hulumtimi në këtë sferë është realizuar nga Gallup Ëord, ku janë marrë vlerësime për vuajtjet e popujve në planin global. Në hulumtim janë përfshirë 143 vende, me ç`rast Maqedonia gjendet në 10-shen e parë të shteteve në botë, ku qytetarët vuajnë për shkak të kushteve të këqija për jetë. Mbi 31 për qind e qytetarëve theksojnë se përballen me probleme ekzistenciale dhe vështirë sigurojnë kushtet elementare për jetesë. Para Maqedonisë me keq radhitet Bullgaria, edhe pse është vend anëtarë i Bashkimit Evropian. Mbi 39 për qind e qytetarëve të këtij vendi vlerësojnë se ekzistenca e tyre është shumë mizerje që nënkupton vuajtje. Bullgaria radhitet në krye të listës si vend me popullsi të vuajtur. Pas saj radhitet Armenia, në vend të tretë Kamboxha, e katërta Haiti, e pesta Hungaria, etj. Maqedoni është në vendin e shtatë, ku popullsia e saj është deklaruar se po pëson nga gjendja e rëndë sociale. Shqipëria nuk gjendet as në listën e 20 vendeve me popullsi të vuajtur në aspektin social. Nga ana tjetër, nuk vuajnë nga gjendja sociale populli i Islandës, pasi që vetëm 1 për qind e qytetarëve të saj janë deklaruar për kushtet e këqija të jetës. Pas saj vijnë Katari, Suedia, Norvegjia, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj. Me 2 për qind radhiten popujt e Somalisë, Venecuelës, Zvicrës, Libisë, Australisë, Kanadasë dhe Danimarkës.
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 07:02:19 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015