Matjanët: Ndëshkimi i Burrelit “peshqesh” i policisë së - TopicsExpress



          

Matjanët: Ndëshkimi i Burrelit “peshqesh” i policisë së rendit dhe gjyqtarëve E kanë gjetur “fajtorin” matjanët për ndëshkimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Janë forcat e rendit që nuk mbajtën nën kontroll dy-tre persona të alkoolizuar dhe është gjykimi i njëanshëm që solli reagimin jo normal të një grupi të vogël tifozësh. Burime të sigurta pranë klubit të futbollit saktësuan se disa herë shefi i klubit, Drilon Skura i ka kërkuar autoriteteve të policisë të mbante nën kontroll dy-tre tifozë që acaronin situatën në tribunat e “Liri Ballabanit”. Madje Skura lëvizte nga njëra tribunë në tjetrën për të qetësuar tifozët e irrituar nga gjykimi i takimit Kamza-Burreli. “Mos hidhni sende në fushë, do të dënohemi nga Federata e Futbollit”-ishin fjalët e Skurës, ndërkaq forcat e rendit bënin sehir, megjithëse ishin të shumta në numër. Në momentin që Skura u kërkonte ndihmë eprorëve të policisë lokale përgjigja ishte banale dhe e trashë: “Nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Për ne a nuk keni rënë në kategorinë e dytë”. Është për t’u habitur dhe anormale kjo sjellje e efektivave të Komisariatit të Policisë Burrel. Është e disata herë që policia e Burrelit nuk bën detyrën në “Liri Ballabani”. Nëse kryetarja e Bashkisë Burrel Adelina Farrici dhe vartësit e saj kanë bërë maksimumin për të ndalur gjestet antisportive në këtë stadium, nuk ka bërë të njëjtën gjë policia e Matit. “Elemnentët që sillen si “huliganë” në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit dihen nga të gjithë, nga policia e rendit, tifozët dhe kushdo tjetër. Përderisa dihen pse nuk frenohen në veprimet e tyre, të cilat mund të konsiderohen të qëllimshme, për të ulur imazhin e Burrelit”-pohuan burime pranë klubit të matjanëve. Brenda këtyre ditëve të ketë një takim mes drejtuesve të Bashkisë Burrel dhe zyrtarëve të Policisë Mat, për të sqaruar gjithë problematikën e krijuar në ndeshjen Burreli-Kamza dhe për të marrë masa efektive për ndeshjet e ardhshme. Ka dy vjet që në fushën e Burrelit nuk ishin regjistruar incidente, pasi kryefjala e kryetares Farrici ishte: Dua lojë dhe jo dhunë në stadium ! Për të “justifikuar” barazimin dhe tensionin në stadium tifozët shprehen se gjyqtarët e takimit ishin totalisht të njëanshëm dhe se ato nxitën tifozët të caktuar të dalin jashtë kontrollit.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 20:12:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015