Mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me - TopicsExpress



          

Mazhoranca e re pritet të shkrijë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë dhe krijimin e një gjykate të re, Gjykatën Supreme. Kjo një nismë kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe një numër orej 93 votash, për të jetësuar reduktimin e hallkave të tepërta të gjyqësorit, pasi u miratua dhe Gjykata Administrative dhe numri më i madh i çështjeve pritet të gjykohet pikërisht nga kjo gjykatë, duke sjellë dhe panevojshmërinë e këtyre dy niveleve të gjykatave shqiptare dhe nevojën e shkrirjes së tyre në një të vetme. Burimet saktësojnë se pritet që të krijohet te Gjykata e Lartë një seksion i veçantë kushtetues që të merret me vendimet që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e interpretimin kushtetues, duke krijar në këtë mënyrë një institucion të vetëm, Gjykatën Supreme të Shqipërisë. Burimi, me njohuri të forta juridike dhe kushtetuese saktëson se Gjykata Kushtetuese po gjykon si shkallë e katërt dhe gjyqtarët e lartë dhe kushtetues s’kontrollohen nga askush. Sipas tij, tradita shqiptare ka vite që mbart tre shkallë gjykimi, që kanë në fokus të shqyrtimit shkeljen e të drejtës dhe në rastin e shkrirjeje së Gjykatës së Lartë me atë Kushtetuese, Kodi i Procedurës Penale do të pësonte ndryshime të mëdha jo vetëm për dy gjykatat. Ajo do reflektohej dhe poshtë te nivelet e tjera të gjyqësorit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një reformë tërësore në gjyqësor, shkrirjen e gjykatave të tjera siç është ajo e gjykatës së Krimeve të Rënda me atë të Apelit, bërjen nul dhe të disa emërimeve në limitet e fundit të mazhorancës. Ndërsa lëviz çështja e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Faktit, e cila me ligj pastaj merr fuqi, që do të sillte dhe gjykimin e politikanëve nëse ata merren nën hetim, deri më tani nën juridiksionin e Gjykatës së Lartë. Në favor të shkrirjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka dalë dhe shoqata e avokatëve penalistë kohë më parë, të cilët kërkonin krijimin e një Gjykate të bashkuar. Burimi brenda mazhorancës saktëson se krijimi i Gjykatës Kushtetuese u bë pas ardhjes së pluralizmit, por në kushtet kur Shqipëria ishte pa Kushtetutë dhe operonte me dispozita Kushtetuese. Në mungesë të Kushtetutës, marrëdhënien mes institucioneve kushtetuese dhe arbitrin mes tyre duhej ta bënte një institucion tjetër ligjor. Në këto kushte u krijua Kushtetuesja, e cila pasohej më poshtë nga Gjykata e Kasacionit(E Lartë), gjykata e Apelit e Gjykata e Faktit. Por nuk është vetëm Shqipëria ajo që po shkrin dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Janë Britania, Italia, Gjermania, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Greqia, Maqedonia, Suedia, Danimarka etj, pa llogaritur këtu SHBA ato që kanë një Gjykatë Supreme, të bashkuar. Gjykatën Supreme të Shqipërisë. Priten ndryshime edhe për Ligjin Zgjedhor, KQZ-në apo zgjedhjen e Presidentit
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 09:01:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015