Me nje ritem te larte vazhdon puna për ndërtimin e urës së - TopicsExpress



          

Me nje ritem te larte vazhdon puna për ndërtimin e urës së tretë të Bosforit ( 3D-projekti ) Punimet për ndërtimin e urës së tretë në Grykën e Bosforit vazhdojnë me një ritëm të lartë. Në të dy anët e ngushticës po derdhet beton në vendin ku do të ngrihen këmbët e urës. Punimet për ndërtimin e urës së tretë në Grykën e Bosforit vazhdojnë me një ritëm të lartë. Në të dy anët e ngushticës po derdhet beton në vendin ku do të ngrihen këmbët e urës. Themelet e urës së tretë ishin hedhur bashkë nga Presidenti Abdullah Gyl dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan me një ceremoni të madhe. Për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e kamionëve në zonë dhe kantierin e ndërtimit pjesa e rrugës deri në bregdet u shtrua me asfalt. Hyrja në kantier është e ndaluar për arsye sigurie. Sipër urës së tretë të Stambollit do të kalojnë një rrugë tokësore me 8 korsi dhe një hekurudhë me dy linja. Ura do të jetë 59 metra e gjerë, duke qenë kështu edhe ura më e gjerë në botë. Pjesa e varur e urës do të jetë 1 mijë e 408 metra e gjatë dhe me sistemin hekurudhor që ketë do të jetë edhe ura më e gjatë në botë e varur dhe me hekurudhë sipër. Një veçori tjetër dalluese e urës do të jetë lartësia e këmbëve. Këmbët do të jenë mbi 320 metra të larta duke bërë kështu urën e varur me kullën më të lartë në botë. Këmbët e urës në vendin e quajtur Garipçe do të jenë 20 metra thellë në tokë dhe do të kenë një diametër prej 20 metrash. Nga ana tjetër këmbët e urës do të qëndrojnë 12 metra nën nivelin e detit. Sipas planifikimeve ndërtimi i urës do të përfundojë në vitin 2015. Ura në kuadër të projektit Autostrada Veriore e Marmarasë gjendet në lokacionin Odayeri-Paşaköy./trt/
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 13:39:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015