Me poshte mund te lexoni edhe fjalen e mbajtuar nga une ne - TopicsExpress



          

Me poshte mund te lexoni edhe fjalen e mbajtuar nga une ne Demonstraten e sotme ne Berne: Kolege e kolegë, vëllezër e motra Është një shenjë e mirë ardhja juaj në numër kaq të madh sot në Bernë. Jemi duke jetuar në një botë të çmendur. Derisa pak veta, edhe përkundër krizës në Evropë e gjithandej, me pafytyrësi pasurohen gjithnjë e më shumë, punëmarrësve u duhet që këtë situatë ta paguajnë me shtypje të pagave, me përkeqësim të kushteve të punës dhe me vjedhje të pensioneve. Dhe, në vend se të ndalohen firmat e ndërmarrjet e paskrupullta, të cilat për të rritur fitimet e tyre, detyrojnë kolegët tanë të punojnë me pagesë që paraqet dumping të pagave, politikanët e djathtë nxisin qytetarët kundër bashkëqytetarëve e kolegëve të tyre migrantë. Kur dihet se, pa ne, nuk do të kishte një Zvicër të zhvilluar e me mirëqenie. Pa punën tonë, nuk do të funksiononte asnjë kantier, asnjë spital, asnjë hotel, asnjë fabrikë, e shumëçka tjetër. Njëherazi, migrantët tanë kanë dhënë kontribut të pakursyer e të shumanshëm edhe për vendet e tyre amë. Edhe përkundër kësaj, shtetasit e Kosovës, ka më se tri vite që përballen me një situatë të veçantë diskriminimi. Ata, si të vetmit evropianë juglindorë, janë të privuar padrejtësisht nga e drejta për të zgjedhur vendin ku do të kalojnë moshën e pensionit të merituar të pleqërisë, dhe kushtimisht janë të detyruar të ruajnë vendbanimin në Zvicër. Mirëpo, e drejta e vendbanimit është e ndërlidhur me lejen e qëndrimit, e cila për arsye të përkeqësimeve në ligjin për të huajt mund të humbet, qofte edhe për shkak të marrjes të ndihmës së konsiderueshme sociale. Qeveria dhe zyrtarët e shtetit të Kosovës, mjerisht nuk ishin të aftë të garantonin zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes për pensione. Për më keq, ata në ketë situatë nënshkruan Marrëveshjen për Riatdhesim, që d.m.th. kthim të pavullnetshëm apo edhe të dhunshëm në vendin amë. Kjo - të nderuara kolege e kolegë - shumëkënd e bënë të jetojë në pasiguri e në ankth, e bënë më të keqtrajtuar e më të shfrytëzueshëm si në tregun e punës ashtu edhe në jetë. E keqja nuk përfundon me kaq, pasi me humbjen e lejes së qëndrimit, kthimit apo dëbimit në atdhe - në mungesë pra të zbatimit të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore - humbin edhe pensionet e merituara me shumë mund e djersë. Kjo situate eshte e padurushme, andaj kerkojme me kembengulje nga dy qeverite e vendeve tona, qe sa me shpejte dhe pa zvarritje te negociojne nje Marreveshje te re, e cila do te mundesonte edhe per shtetasit e Kosoves vetevendosjen se ku duan ta kalojne moshen e pensionit te tyre! Dhe per fund duke ju deshiruar mireseardhje teperzemert ketu ne Berne, ju falenderoj per ardhjen e juaj dhe edhe njehere shfrytezoj nga rasti dhe apeloi tek ju e tek koleget tjere, qe per nje arsye apo tjeter nuk jane me ne ketu, të angazhohemi bashkë me gjithe punemarresit there -zvicerane e migrante- kundër dumpingut në paga dhe vjedhjes së pensioneve, të luftojmë bashkë për dinjitetin e nëpërkëmbur të punëmarrësve si dhe te shtojme trysnine karshi qy qeverive per pershpejtimin e arritjes se Marreveshjes se re! Bashke jemi me te forte! Osman Osmani, Berne, me 21 shtator 2013
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 17:23:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015