Me rezultat prej 2-1, Real Madridi e ka mposhtur Juventusin në - TopicsExpress



          

Me rezultat prej 2-1, Real Madridi e ka mposhtur Juventusin në Santiago Bernabeu, në takimin që bardhezinjtë luajtën me një futbollist më pak në pjesën e dytë. U duk që mysafirët e nisën mirë takimin me një tentativë të Marchisios, i cili e angazhoi menjëherë Casillasin, megjithatë vendasit shumë shpejtë shënuan. Pas një mrekullie të Angel Di Marias, argjentinasi asistoi te Cristiano Ronaldo, i cili me qetësi priti reagimin e Buffon dhe pastaj mjeshtërisht e dërgoi topin në rrjet (4’). Bianconerët luajtën më mirë në vazhdim duke kontrolluar rrjedhën e lojës, ndërkohë që Los Blancos bazoheshin në kundërsulme. Angazhimi i lojtarëve mysafirë u shpagua në minutën e 22-të, kur pas një goditje të Pogbas, Casillas e grushtoi topin vetëm deri te Fernando Llorente, i cili e barazoi rezultatin. Juve vazhdoi të luante mirë, por pas një kapjeje të gabuar që bëri Chiellini në dëm të Sergio Ramos, ndihmësi i gjyqtarit kërkoi penalti. CR7, si gjithmonë, i pagabueshëm (29’) Mbrëmja e keqe e Chiellinit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, pasi krahas penaltisë, ai e goditi Ronaldon me bërryl për t’u përjashtuar me karton të kuq (48’). Megjithatë, inferioriteti numerik i italianëve nuk u reflektua në fushë, pasi ata luanin më mirë, megjithëse Los Blancos ishin jashtëzakonisht të rrezikshëm. Përmendim një rast të Benzemas, i cili mori fishkëllimat e tifozëve pasi dështoi të shënonte në portën e zbrazët. Dinamika dhe sulmet nuk reshtën nga të dyja palët deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Galatasaray e ka mposhtur Kopenhagën me rezultat 3-1. Real Madridi i ka fituar të tria ndeshjet e para (nëntë pikë), Galatasaray ka katër pikë, kurse Juventusi mbetet në kuotën e dy pikëve.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 06:31:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015