Mendoni pozitivisht Nga Qamil Gjyrezi Të menduarit rregullon - TopicsExpress



          

Mendoni pozitivisht Nga Qamil Gjyrezi Të menduarit rregullon të gjithë performance tonë personale në planin psiko fizik. Nëse ne mendojmë keq atëherë e gjithë kjo performancë do të prishet dhe nuk do të jetë e efektshme. Krejt e kundërta ndodh nëse neve përpiqemi ti shohim gjërat dhe fenomenet pozitivisht. Te menduarit pozitivisht realizohet në të gjitha stadet e zhvillimit te individit. Ky proçes është pjesë e edukimit njerëzor gjithashtu ka dhe vlera kuruese. Nëpërmjet të menduarit mirë dhe pozitivisht, krijohen shanset për një terapi personale shumë zbavitëse. Është pikërisht të menduarit pozitivisht që sjell edhe një komunikim të qetë dhe mjaft pjellor për performancën e njeriut. Organi i të menduarit ose selia e ndërgjegjes është truri. Ndërgjegja është media e cila ndodhet ndërmjet vetëdijes dhe pavetëdijes sonë. Truri është organi i krijmit të mendimit. Mendimi lot një rol shumë të fuqishëm në të gjithë performance tonë shoqërore, krijuese, intelektuale, produktive, sjellore, përceptuese, ndijimore dhe emocionale. Koncepti pragmatist amerikan dhe progresist “Be positive” ose “Think positive”, i ka sjellë kësaj kulture “amerikanizmit”, një zhvillim të paparë shoqëror, kulturor dhe virtual. Duke menduar pozitivisht mentaliteti amerikan është I aftë të bëjë e krijojë mrekullira. Mendimi është gjithashtu i lidhur edhe me kulturën e cila edhe ajo ka një rol të rëndësishëm në formën e të sjellurit dhe menduarit të veçantë. Pikërisht, kultura amerikane e mbështetur tek kalvinizmi si rrymë filozofike shumë përparimtare, arrin majat më të larta të performancës dhe zhvillimit falë konceptit “Mendo pozitivisht”. Gjithashtu mënyra e komunikimit dhe debati i kësaj kulture janë pjesë e konceptit të mendimit pozitiv dhe përparimtar. Eshtë pikërisht ky koncept i të menduarit pozitiv, që sjell edhe vlerësimin e anëve pozitive tek njeriu. Duke vlerësuar anët pozitive tek individi pragmatizmi i të menduarit dhe të vlerësuarit pozitiv e bën individin të jetë dikushi, i jep një shans duke nënvleftësuar, por jo anashkaluar anët negative. Vlerësimi pozitiv ose vlerësimi i anëve pozitive e ndihmon individin që të jetë dikushi në jetë i vetëdijshmëm dhe shumë i aftë për një fushë të caktuar. Në realitet për kulturën tonë dhe situatën socialpsikologjike në të cilën ndodhemi, koncepti “Think pozitive” është një element shumë psikologjik përparimtarë. E kaluara, mendësia, gjendja ekonomike, historia, shpesh na japin konceptin e të menduarit me paragjykime dhe të ngadaltë. Ky koncept na bën të jemi mosbesues për çeshtje dhe fenomene të caktuara, element që nuk ka të bëjë me maturinë personale. Duke i paragjykuar dhe damkosur individët dhe fenomenet e caktuara duke mbivlerësuar tabutë, neve pengojmë zhvillimin dhe ecjen në fusha të ndryshme. Shpesh individi, njeriu nuk deshifrohet kollaj. Individi mund të ketë një pamje problematike dhe një të brendshme të mrekullueshme mbi të cilën duhet të bëhet edhe vlerësimi dhe ndërtohet edukimi i tij. Individi ka edhe anën joverbale dhe të brendshme, të cilën duhet t’ia marrim në konsideratë. Pikërisht vlerësimi pozitiv dhe koncepti “Mendo pozitivisht”, lot një rol të padiskutueshëm në performancën, komunikimin dhe në të ardhmen e individit që është pjesë e komunitetit. Si rezultat do të kemi një komunitet që mendon dhe vepron pozitivisht. Koncepti mendo pozitivisht është e kundërta e konceptit të paragjykimit dhe vlerësimit negativisht të fenomeneve dhe individëve. Frojdi shkruante: “Njeriu nuk lind i keq, ai bëhet i tillë”. Që do të thotë, që njeriu nuk lind me mendime negative. Ai vetë dhe faktorë të tjerë social, kohorë ja krijojnë
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 19:10:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015