Mercedes pranoi se problemet e Lewis Hamilton me gomat ne Kore e - TopicsExpress



          

Mercedes pranoi se problemet e Lewis Hamilton me gomat ne Kore e vune skuadren ne nje dileme te madhe. Hamilton u ankua me furi ne radio gjate stintit te tij te dyte me gomat e mesme pasi gomat e tij humben shume shpejt ritmin. Shefi i Mercedes, Ross Brawn tha se ekipi preferoi te mbante Lewis Hamilton ne piste derisa ai te ishte afer pit stopit te planifikuar dhe ta perfundonte garen me 2 pit stope. "Në ate pikë, ne kishim një vendim shume të vështirë për të bërë: një pit stop shtesë në xhiron e 22 do te na conte ne nje strategji me 3 pit stope dhe do humbisnin shume kohe, ose ta mbanim Lewis ne piste deri ne xhiron e objektivit per te realizuar strategjine tone me 2 pit stope ", tha Brawn. "Ne kemi zgjedhur opsionin e dyte, por ishin disa xhiro me te vertete te dhmbshme dhe Lewis po luftonte qe te humbiste sa me pak te jete e mundur." Hamilton tha se humbja e performancës se gomave ndodhi shume papritur. "Ishte një garë shkatërruese për ne," tha ai. "Ne padyshim do të na pëlqente që të përfundojmë më lart dhe unë mendoj se kemi merituar të jemi me lart. Fati thjesht nuk ishte ne anen tone sot." "Makina ishte OK dhe shpresa per te qendruar ne front me kryesuesit u shua papritur ne nje pike te gares. Goma ime e perparme e djathte doli jashte perdorimit." "Disa thone qe une mund te kem kaluar ne ndonje pjese te pistes ku kishte papasterti dhe gomina, por jo, ajo gome kishte vdekur." "Ishte shumë e vështirë te beja 10-15 xhiro me ate gome, dhe ishte kjo arsyeja qe une humba diferencen e vogel qe kisha me kryesuesit.."
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 12:07:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015