Ministrat shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë sot në Shkup - TopicsExpress



          

Ministrat shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë sot në Shkup përmes një ceremonie përkujtimore shënuan 80 vjetorin e vrasjes së heroit Hasan Prishtina. Ministrat shqiptarë të kabinetit qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri bën homazhe përkujtimi pranë përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup. Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se kjo datë shënohet edhe me rastin e 101 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit dhe veprimtarët shqiptarë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. "Ne sot po nderojmë figurën e Hasan Prishtinës, njërit prej ideologëve më kryesorë për pavarësinë e shqiptarëve, gjegjësisht përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës në Parlamentin osman dhe për ne gjithë është frymëzues për lirinë, demokracinë dhe për integrimin e shqiptarëve bashkë me popujt e përparuar të Evropës”, deklaroi Xhaferri. Një fjalim rasti mbajti edhe Mehmet Prishtina dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, duke e vlerësuar këtë datë të rëndësishme dhe të veçantë historike. Gjithashtu në këtë ceremoni u bë e ditur se për herë të parë në Selanik në mënyrë zyrtare të përkujtohet 80 vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës. Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka siguruar lejen e posaçme nga Zyra greke për ndërlidhje për shënimin e këtij evenimenti.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 16:54:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015