Mirdita, shembull ne traditen e VOTIMEVE Mirdita, eshte nga - TopicsExpress



          

Mirdita, shembull ne traditen e VOTIMEVE Mirdita, eshte nga krahinat me te qeta sa i perket votimeve. E ka ruajtur kete tradite nder shekuj, edhe kur ka patur “ndersyes” per t’ia prishur kete imazh. Ka njeqind arsye per ta deduktuar kete fisnikeri, ne nje moment delikat, sic jane zgjedhjet. Pse themi tradita?! Nuk besoj te kete krahine ne Shqiperi, te jete vetqeverisur me norma e urtesi, si treva e Mirdites. Eshte krahina qe shquhet per kuvendet. Nese pyet te moshuarit, apo i referohesh historise, ka shume rendesi te qemtosh sadopak, ne momentet e zgjedhjes se prijesve, pleqve, te urteve, bajraktareve e me rradhe. Edhe ato mote kur pushka ishte bashkeshoqeruese, e quajtur “miku i mire ne dite te keqija”, ne kuvende, ne zgjedhje, kishte vendin e vet,dhe askush nuk mund ta prishte rregullin. Burrat e Dheut, mblidheshin ne odat e kuvendeve, pasi i kishin lene armet tek vendi i percaktuar, dhe askujt nuk mund t’i shkonte mendja ta merrte armen, edhe kur kishte momente sporadike gjaknxerje! Zgjedhja e prijesit apo prijesve behej me marrveshje, dhe me nje filtrim te jashtezakonshem vlerash, aftesish dhe virtytesh, sipas urtise dhe jo kodoshllekut! Ja psh, si i drejtohej popullit te vet Prijesi i Mirdites qe hershem: "Nëse më pranoni për udhëhjeksë, un dhe pasardhësit e mijë do ta drejtojmë popullin e Mirditës pa kurrfarë të drejte të dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por vetëm në bazë të së drejtës kanunore dhe do të respektojmë të drejtën familjare e prones private të caktueme me gurë e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtë, me sakrifikue, me u djegë, me luftue e me dekë për Mirditë e bashkë me mirditas". Realisht, tradita e votimit te qete ne Mirdite vazhdon, fale dhe kesaj trashegimie nder shekuj. Gjergj Marku
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 16:00:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015