Mirembrema miqte e mi! Po ju postoj pjesen e fundit te komedise - TopicsExpress



          

Mirembrema miqte e mi! Po ju postoj pjesen e fundit te komedise Ka edhe raste qe hajduti denohet! Pak e gjate kjo pjese por jam i bindur qe nuk do merziteni. Klm te gjithe! Tefiku - Të mos shërbehet më me pije!Vetëm limonata.Tani të flasë pronari i lokalit.Selos ja kanë vjedhur dy herë lokalin. Selua - Nga ta filloj z.drejtor se ju e ndaluat ta fillojmë nga fillimi? Tefiku - Nuk më ke kuptuar o Selo.E ndalova si shprehje. Selua - Atëhere ta filloj edhe unë nga fillimi.Do bëj pak histori në të mirë të problemit që me shumë korrektësi e trasparencë po e diskutojmë.Tani.Unë me zotin Sadush jam komshi.Tani.Faktori komshi më detyron t’i them gjërat drejt.I lutem Sadushit të ma kapë mirë...llafin. Jemi komshinj se banojmë në një shkallë.Tani.Sadushi është në katin e pestë e unë në të tretin.Sadushi qëndron më lart se unë po kjo gjë nuk më bën xheloz.Le të qëndrojë më lart Sadushi.E meriton.Disa shokë,kur hymë në pallat më thanë se pse të qëndrojë Sadushi më lart se ty.Nuk ja u vara fare.Ka vendosur këshilli popullor me votim të fshehte. Tefiku - Tani ja fute kot o Selo se atëhere nuk bëhej votim i fshehtë. Selua - Fshehur nesh.Tani.Sikur me dhjetë kate të ishte pallati dhe Sadushi të merrte në katin e dhjetë,mua nuk do më mbetej hatri.La e më la e pafsha se e kam shok e komshi.Me Sadushin krenohemi të gjithë si pallat.Bile edhe gruaja ime kur nxehet,të kem atë të Sadushit më thotë...e ka fjalën për çiften.Se që ta merrni vesh ju,Sadushi ka një çifte.Për mendimin tim e ka me lejë.Apo jo o Sadush? Sadushi - Me leje e kam. Selua - Bukur fort!Tani.Në vijim të problemit,kam një pyetje për rojen Vehap.Përse nuk kapët njeri kur mu vodh lokali mua?Sepse nuk jeni roje. Sepse faktori roje ka të bëjë shumë me ruajtjen e ndërmarrjes.Po ç’roje është Vehapi kur nuk e kapi? Vehapi - Kur tu vodh ty lokali,unë isha me leje. Selua - Ashtu është por duhet të kishe lënë gjurmë. Safeti - Selo!Kush mendon ti se mund ta ketë vjedhur lokalin? Selua - Kjo për mendimin tim është pyetje provokuese. Tafili - Nuk është mirë të provokojmë njerzit. Safeti - Unë vetëm e pyeta. Nëse e di. Selua - Bukur fort!Tani.Kur u vodh qymyri...d.m.th.floriri në Kërrabë,a mund të them unë që e vodhi djali i Sadushit?Unë kërkoj që vetë Safeti t’i bëjë pyetje vetes.Ç’bëra unë kur ju vodh lokali Selos? Tefiku - Ç’bëre o Safet? Safeti - Ç’ne unë zoti drejtor?! Tefiku - Po Safet po.Se për të ngrënë e për të pirë kemi ngrënë e kemi pirë sa të ka dashur qefi kurse të të hante meraku për mallin e tjetrit jo vetëm që nuk e vure ujët në zjarr por nuk more as mundimin të ndizje zjarrin ku të digjeshin të gjithë ata që na kanë në grykën e ...shishes. Tafili - Të mos shërbehet më me pije!Vetëm limonata. Selua - Faktori merak ty Safet nuk duhet të të bënte indiferent. Safeti - More!Ta kanë vjedhur lokalin apo jo? Tafili - Unë nuk lejoj që të bëhet presion dhe aq më keq në kushtet e demokracisë.Përse more zotëri e detyron tjetrin të thotë se me patjetër ja kanë vjedhur lokalin?! Safeti - Thashë në se. Tafili - Ti i shmangesh pyetjes. Tefiku - Ke gjë tjetër o Selo? Selua - Kaq kisha. Tefiku - Të falenderojmë për saktësinë e përgjigjeve tuaja që përbëjnë një shëmbull të shkëlqyer...po një martini more Selo. Selua - Siurdhëron!Dopio o drejtor.(ja çon) Tefiku - Tani të flasë ai që rri në mes të rojeve. Tarja - (ngrihet)Edhe unë zoti drejtor do ta filloj nga fillimi por nga fillimi fare ama. Tafili - Ke të drejtën tënde ta fillosh nga të duash e të thuash çfarë të duash. Ne shyqyr që ja arritëm kësaj demokracie. Tarja - Kam shumë respekt për z.drejtor për dy arsye.E para sepse i gjithë qyteti ka shumë respekt sepse është i vetmi drejtor që ju a zgjidh dhe jua qan hallet. Tafili - Ta rregullojmë pak si shprehje se në fillim hallet qahen pastaj zgjidhen. Tarja - Unë kështu kam dëgjuar.Në fillim ua zgjidh pastaj ua qan.Së dyti.Drejtor në atë kohë,drejtor në këtë kohë.Pse?Sepse ka zbatuar pikë për pikë shprehjen e urtë popullore qëngji i mirë pi dy nëna.(pasi kupton që drejtori ka pirë)Ju z.drejtor,pasi pitë mirë e mirë atë të parën,ju kthyet kësaj tjetrës.Dhe kjo është meritë.Ju lumtë! Tefiku - I çoni një birrë atij që rri në mes!(Selua ja çon) Safeti - More!Na thuaj si u gjënde në mes të gomave. Selvia - Safet!Ke inat pse lavdëron drejtorin dhe jo ty!Nuk të takojnë ty meritat. Në vënd që t’i thuash vetes pse janë gomat jashtë,i thua këtij si u gjënde te gomat! Tarja - Do t’i përgjigjem edhe asaj pyetjeje zonjë.Por dua të them këtu me një ndërgjegje shumë të pastër se unë nuk mund të vjedh ndërmarrjen tuaj.Nuk mund të vjedh djersën e qindra puntorëve të ndërmarrjes tuaj. Tefiku - Tani ja fute kot se ne jemi a nuk jemi njëzet vetë. Selvia - Njëzetedy. Tarja - Nuk i keni sot por do t’i keni nesër.Ju z.drejtor,me inisiativën tuaj,në planet tuaja keni ndërmënd të shtoni linja e reparte të reja.Bile edhe tani afër do të shkoni jashtë shtetit për...punë. Tefiku - Stop!Ndal!Sekreti i ndërmarrjes ka dalë jashtë.(Selvies)Selvie!Ke biseduar gjë me burrin? Selvia - Unë burrit tim nuk i tregoj orarin e punës e jo më sekretet e ndërmarrjes...Ju e njihni shumë mirë burrin tim. Tefiku - Mbetesh që të kesh biseduar ti me gruan. Fatimja- Më fal z.drejtor por e kam dëgjuar vetë gruan e këtij te dyqani i Servetit që i thoshte se burri do ikte jashtë shtetit. Safeti - Jo zonjë. Fatimja- E kam parë e dëgjuar vetë.Ke grua atë kokëkuqen? Safeti - Ajo është gruaja e drejtorit zonjë. Fatimja- E po sa të mirë e ke more drejtor!Epo të mos flasë tjetra sa për t’i dëgjuar zënë!Apo nuk kishte një kulturë që ta kenë zili edhe gratë e ministrave. Safeti - Ti the që ishte gruaja ime. Fatimja- Të lutem shumë mos më bëj presion!Oj! Tafili - Mendoj që këtu mos bëjmë presione dhe aq më shumë një gruaje plakë. Tefiku - Safet!Përse i bën presion zonjës?Mos do ti që ajo të thotë se ishte gruaja ime?Përse i keni treguar gruas sekretet? Selua - Faktori presion o Safet ndikon në të keq të problemit.Edhe mua më ka bërë presion Safeti që të them se lokalin ma ka vjedhur djali i Sadushit. Po qe se vidhte goma djali i Sadushit,ai ka gjashtë muaj që nuk e nxjerr makinën se nuk ka...goma. Tefiku - Safet!Pregatit një material me shkrim dhe ti bësh një analizë serioze punës tënde. Safeti - Kjo nuk është e drejtë z.drejtor. Tefiku - Po do ta drejtojmë o Safet do ta drejtojmë. Selvia - Dhe një çikë mirë bile.Se të është rritur hunda,se të është rritur mëndja. Paske qënë...iiiiiiiiii! Safeti - Të kam duruar shumë moj Selvie se kam mbajtur hatrin e drejtorit po do ta shohim edhe punën tënde se i kam nja dy miq andej nga avokati i popullit.Vërr vërr...vërrrrr! Tefiku - Safet!Je i pushuar që tani nga puna.Dhe ikë sa pa mu ngritur damari! Safeti - (ngrihet)Do ta shohim se kujt do t’i ngrihet më shumë.(del) Tafili - Më pëlqen shumë qetësia tuaj z.drejtor dhe mënyra se si i zgjidhni problemet me dialog e transparencë. Tefiku - Vazhdo ti që rri në mes! Tarja - Ishte natë dhe hënë nuk kishte.Po kthehesha në shtëpi kur më del përpara muri i ndërmarrjes tuaj.Hop murin kur përplasem me ca si goma.Të kaloja mbi gomat kisha frikë se janë të rrumbullakta e rrokullisen. Tefiku - Të rrumbullakta janë. Tarja - Fillova të hap rrugën kur dëgjoj një zë.Ndal!Pashë këta të dy dhe ktheva kokën prapa të shikoj se kujt i thanë ndal.Me që nuk pashë njeri ,vazhdova të hap rrugën.Kur dëgjoj një klithmë.O po kur dëgjoj një klithmë.Ndal se t’i hodha trutë në erë! Selvia - Mami sa frikë. Tarja - Po zonjë.Shtanga.Leshrat që kam në kokë mu ngritën përpjetë. Mendova mos isha në Bosnjë përballë Karaxhiçit apo atyre me kapuç, por jo.Isha në ndërmarrjen tuaj i vetëm përballë dy njerzve të armatosur deri mbi brez. Tefiku - Kush foli nga këta të dy? Tarja - Të flasin nga një llaf se ishte natë dhe hënë nuk kishte. Tefiku - Fol ti Vehip! Vehipi - (me zë të ulët)Ndal! Tefiku - Fol ti Vehap! Vehapi - (me zë normal)Ndal! Tarja - Ky ishte. Tefiku - Kriminel! Tafili - E shikoni z.drejtor se ç’llahtari,ç’barbarizëm fshihet pas kësaj shprehjeje? Kjo nuk është dëgjuar as në luftën e parë botërore dhe as në të dytën.Edhe gangsteri më i madh Al Kapone nuk e ka përdorur por ju hidhte trutë në erë dhe aq. Vehapi - Jo z.drejtor.Nuk e kam thënë ashtu.Ja ku është Vehipi. Tefiku - Hë more Vehip? Vehipi - E tha edhe bile pak më fort. Vehapi - Nuk e pranoj.Vehipi e bën me qëllim. Selvia - Kur të zësh emrin e Vehipit me gojë,ta lash e ta parfumosësh me peash pesë pikë pesë.Terrorist!Mirë që nuk na paske vrarë. Vehipi - Kështu ju bërtet të gjithë atyre që vijnë për të vjedhur.Sinqerisht e kanë marrë frikë të gjithë. Tefiku - Vehap!Oooooo Vehap!E shikon se çfarë përshtypje ke lënë në popull?Nuk ta ka për borxh njeri.A i njeh ti të drejtat e njeriut?Domosdo që nuk i njeh.Po kështu ndiqesh penalisht more Vehap.Oooooo Vehap! Vehapi – Kjo nuk është e drejtë. Tefiku - E po nuk do të të lëmë ty tu hedhësh njerzve trutë në erë.Me ç’të drejtë i kërcënon njerzit? Tafili - Ja ku është Vehipi.Ju thotë një ndal dhe kaq.Ata që vijnë për të vjedhur ...ikin.Ata që hyjnë kot si puna e këtij djali...rrinë.Apo jo o Vehip!Ooooooooo Vehip! Vehipi - Ç’është e drejta i kam folur disa herë Vehapit por nuk më dëgjon.Ka një mani të çuditshme.O do të kapë hajdutët o ska. Tefiku - Ka pyetje? Selvia - Si ska!Vehap!A e di ti që ky quhet përdhunim?A duhet t’i përdhunosh? Drejtori të ka mbajtur për burrë të mirë por nuk e dinte që ti qënke minë me sahat.E di ti kujt i thonë minë me sahat?Ta them unë. Autobombë.Si paskemi shpëtuar se edhe kemi hyrë ndonjëherë në ndërmarrje për...punë. Tefiku - Ka pyetje? Fatimja- Të thotë halla një llaf? Tefiku - Posi zonjë. Fatimja- Unë them që rojet mos futen në burg se kanë fëmijë. Tefiku - E shikoni mo roje se sa zemërbardhë tregohet zonja?I thoni faleminderit!(e falenderojnë)Fjalën e ka mbrojtja. Tafili - Nuk do zgjatem pasi këtu çdo gjë doli açik dhe në mënyrë transparente.Unë mendoj se me drejtorë të tillë u shkohet punëve deri në fund dhe nuk lihet vënd për mëdyshje.Nuk do zgjatem shumë pasi duke qënë koherent me kohën që patëm në dispozicion,mendoj që nuk duhen hapur gropa rrugës se dikush mund të bjerë.Fjalën ja jap të madhit drejtor. Tefiku - Nuk do zgjatem por dua tu falenderoj për mirëkuptimin.(ngre zërin)Roje!Na hapët një telash të madh që mund të kishim kaluar në krim por falë zgjuarsisë dhe qetësisë,e shmangëm.Mendoj që rojet t’i pushkatojmë...d.m.th.do t’i pushojmë nga puna dhe deri sa drejtoria të gjejë dy roje,të rrijë ky djali që dha një shëmbull të shkëlqyer në në këtë proçes kaq shëmbullor.E dini more roje se sa punë kemi? Sigurisht që nuk e dini.Dhe i lini këto jo hyri nga muri e jo doli nga prapa. Tafili - Rroftë drejtori dhe drejtoria! Tefiku - Dhe zonja Selvie që e kemi si shpirt...të drejtorise.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 17:44:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015