Mirsevini në faqen zyrtare të Fshatit Vërtekicë ! Të nderuar - TopicsExpress



          

Mirsevini në faqen zyrtare të Fshatit Vërtekicë ! Të nderuar vizitorë me qëllim të informimit tuaj në vijim u prezentojmë disa të dhëna reth Fshatit Vërtekicë : Gjeografia : Fshati Vërtekicë gjendet në rajonin e Karshiakës së Shkupit, gjegjësisht në rrafshin e malit Kitkë. Kufizohet me fshatrat Studeniçan (4 km), Gaber (2.3 km) dhe Pagarushë (1.2 km) ndërsa i takon Komunës së Studeniçanit. Largësia nga qendra e qytetit të Shkupit është afër 15 km. Historia : Sipas dokumenteve mesjetare Vërtekica del mjaft e vjetër. Emrin e fshatit e gjejmë të regjistruar në dokumentin e vitit 1560 ose 1570 të ruajtur në manastirin e Matkës së Shkupit. Në të janë të shkruar emrat e 42 kontributdhënësve nga fshati Vërtekicë. Për vjetërsinë e Vërtekicës dëshmojnë edhe dokumentet turke të shekullit të XV, ku emri i fshatit na del i shkruar në trajtën V-r-t-k-ç. Etimologjia e këtij ojkonimi e lidhur me fjalën sllave vrutok "gurrë - burim" mbështetet me burimin që egziston në këtë fshat. Por mund të shtrohet hipoteza,se mund të ketë lidhje me emrin vrtaç - "xhibër", vend ku fryen era në të tëra anët dhe formohet xhibre (vërtaça), hipotezë kjo që kërkon hulumtime të mëtutjeshme. Demografia : Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë që është kryer në vitin 2002 Fshati Vërtekicë numëronte 111 banorë , ndërsa aktualisht në fshat jetojnë mbi 200 banorë kurse numëron diku reth 30 shtëpi. Ashtu siç edhe shumica e fshatrave të Karshiakës edhe Vërtekica ka qenë e goditur nga shpërngulja e fshatarëve në qytetin e Shkupit si dhe në mërgim , mirëpo dhjetë vitet e fundit vërehet një trend pozitiv dhe numri i banorëve të fshatit po ritet, me shpresë që ky trend të vazhdon edhe mëtutje bashkë me përmirësimin e disa kushteve elementare që mungojnë në fshat. Në vazhdim ju prezentojmë disa fakte nga arkivi i fshatit reth regjistrimit të popullsisë në 100 vitet e kaluara : v.1913 - 437 banorë / v.1924 - 480 ban. / v.1948 - 602 ban. /v.1953 - 605 ban./ v.1961 - 460 ban. / v.1971 - 234 ban. / v.1981 - 237 ban. / v.1994 - 213 ban. dhe vitin 2002 - 111 banorë. Ekonomia : Banorët e fshatit kryesisht meren me blegtori dhe bujqësi. Toka e fshatit falë zotit ka qenë dhe është shumë pjellore, mirëpo momentalisht vetëm një pjesë e vogël e tokës punohet, në të cilën më së shumti kultivohen gruri, elbi, misri, duhani, domatja, shalqini, dredhëzat etj. Në të kaluarën situata ka qenë shumë më ndryshe, tokat janë punuar maksimalisht, janë kultivuar shumë lloje të pemëve dhe perimeve ndërsa bagëtia ka qenë shumë e përfshirë me një numër të madh të kafshëve. Poashtu në fshat kanë egzistuar edhe diku reth 15 mullinj, që me bluarjen e grurit kanë furnizuar me miell kualitativ një numër të madh të fshatrave nga rajoni. Personalitete, kulturë dhe sport : Gjatë historikut të fshatit ka pasur shumë personalitete që kanë dhënë kontribut të madh reth kulturës,sportit,përhapjes së fesë islame, çështjeve patriotike shqiptare etj. Gjatë periudhës të perandorisë osmane vlen të ceket titulli Mufti i Turqisë hoxhës nga fshati Vërtekicë Arsllan Efendiut si dhe Bidat Efendiu poashtu Mufti në një shtet tjeter të perandorisë osmane. - Gjithashtu gjatë periudhës së perandorisë osmane vlen të përmendim kontributin reth çështjes kombëtare shqiptare gjegjësisht reth Lidhjes së Prizrenit ku nga raporti i Konsulit Anglez në Selanik me 26.03.1881 ndër emrat e 11 antarëve të Lidhjes së Shkupit të arrestuar nga pushteti, përmendet edhe shehu i fshatit Vërtekicë. - Pothuajse në secilin muaj të Ramazanit në fshatin Vërtekicë traditë ka qenë të ketë mysafir ndonjë hoxhë nga qyteti i Shkupit ose qytete tjera nga gjithë trojet shqiptare, ku përmenden Mullah Beqa nga Xhamia Ehlikapan Shkup, Mullah Hamdiu nga Shtimja-Kosovë, Hafiz Samiu nga Xhamia Sulltan Murat, Hafiz Nimetullahu, Hafiz Idrizi, Hafiz Sadullahu nga Xhamia e Isa Beut në Shkup dhe shumë të tjerë. -Rreth fshatit Vërtekicë poashtu vlen të ceket edhe kontributi reth thirjes së ezanit 5 herë në ditë i Hashimit si "plak katuni" i cili njëherit ka qenë edhe i fundit me radhë, ndërsa nga sportet traditë të madhe ka pasë mundja ose pehlivani ku do të përmendim bash pehlivanin Bilallin i cili ka qenë ndër pehlivanët më të mirët në kategorinë e tij si dhe shumë të tjerë. - Në kohët e fundit personalitetet nga fshati Vërtekicë si dhe ata që kanë prejardhje nga fshati, janë të përfshirë pothuajse gati në të gjitha sferat e jetës së përditshme bashkëkohore. Kemi një numër të madh të hoxhallarëve e hafizlerëve,ekspertë nga sfera e ekonomisë dhe biznesit, mjeksia, drejtësia,gazetaria, informatika, fytyra publike nga politika dhe administrata e shtetit, sportistë nga lloje të ndryshme të sportit etj... Nuk do ti përmendim momentalisht me emra por dhashtë zoti do ti prezentojmë shumicën e tyre, normal sipas dëshirës dhe vullnetit me prezencën e tyre nëpërmjet kanalit tonë zyrtar në youtube (youtube/user/FshatiVertekice ) si dhe fb-faqes tonë ( facebook/FshatiVertekice1 ).
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 22:41:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015