Mirëmëngjesi Akademi e Shkencave Me tepër vonesë ka ardhur - TopicsExpress



          

Mirëmëngjesi Akademi e Shkencave Me tepër vonesë ka ardhur reagimi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës për situatën e krijuar pas disa muajsh bisedime intensive në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. ASHAK-u e konsideron të papranueshme tendencën e vazhdueshme të shtetit serb për devijimin e zgjidhjeve të ofruara në propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit final të Kosovës... ASHAK-u bën thirrje në deklaratën e saj, për respektim të sovranitetit, duke tërhequr vërejtjen edhe për mundësinë e destabilitetit rajonal, por nuk jep ndonjë alternativë konkrete për të dalë nga ky rreth vicioz ku ka hyrë Republika. ASHAK-u me të drejtë kërkon prej institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike që të arrijnë unitet politik për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës, por harron ta prekë një çështje të rëndësishme - politizimin e skajshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kosova ka nevojë ta dëgjojë shpesh zërin e ASHAK-ut, të pandikuar nga partitë dhe të udhëhequr nga interesat e shoqërisë kosovare. Por, edhe akademikët janë anëtarë,si edhe drejtues partiakë apo të infektuar e ndikuar nga politika. Si të tillë, reagojnë vonshëm, pasi proceset e kanë marrë rrugën e pakthyeshme...
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 18:36:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015