Mos u mërzit nëse të humbi një post i rëndësishëm, një - TopicsExpress



          

Mos u mërzit nëse të humbi një post i rëndësishëm, një ministri që nuk e shtive në dorë, një profesion dhe një vend pune të admirueshëm! A nuk i sheh fronet e presidentëve të bien si gjethe peme? A nuk i sheh karriget e tyre të ngrohta të copëtohen? E tillë është jeta e kësaj bote. A mund ti zësh besë asaj, pas gjithë këtyre ndodhive që na shohin sytë? Mos u mërzit nëse të mbyllen dyert e të mëdhenjve! Afroju portës së Plotfuqishmit dhe Falësit pa kufi! Thjesht merr abdes dhe qëndro mbi sixhade, pasi kështu ke hyrë brenda portës së Tij!
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 10:37:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015