Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata - TopicsExpress



          

Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit! Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve…për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi. Mos votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona. Mos votoni për plehrat, për ata që ju nuk iu “thonë” asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histerikët, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri. Mos votoni për fshatarët e pasur, për provincialët që nuk u ka rënë asnjë cifël, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryehajdutët. Për hienat që mbajnë era gjak, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot. Mos votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapet vend për t’ju vrarë edhe nesër. Mos votoni për ata që kanë shitur shpirtin dha ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre. Mos votoni për tradhtarët që marrin direktiva nga Athina dhe Beogradi! Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër! Le ta provojmë Kreshnik Spahiun dhe Aleancën Kuq e Zi… Ne si shqiptarë nuk kemi se çfarë të humbasim, nëse do t’i puthim “b…n’’ Greqisë dhe Serbisë, atëherë për disa dhjetëvjeçarë nuk ka për të pasur më Shqipëri… Nuk kemi te Aleanca Kuq e Zi nacionalizëm ekstrem, por kemi patriotizëm, kemi zgjim të ndërgjegjes kombëtare. Aleanca Kuq e Zi meriton besimin e shqiptarëve, sepse nuk u futë në koalicionin e tradhtarëve, por i ngeli besnik patriotëve shqiptarë dhe kauzës kombëtare. Aleanca Kuq e Zi për hir të pushtetit nuk bëri pazar me kauzën kombëtare. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, shqiptarëve do iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, vuajtjet e shqiptarëve do marrin fund. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, të gjithë shqiptarët do pajisen me pasaportë shqiptare. Me Aleancën Kuq e Zi në pushtet, ëndrra shekullore për bashkim kombëtar do bëhet realitet. Le të besojmë njëherë Aleancën Kuq e Zi. Larot e Saliut, Metës, Nanos, Ramës, Gjinushit etj, i pamë se ku e çuan Shqipërinë…… ,Në fakt jemi të vonuar, do duhej shumë kohë përpara të kishim një lëvizje politike si kjo. Kështu që Aleanca Kuq e Zi është e vetmja lëvizje politike që meriton të qeverisë Shqipërinë dhe gjitha trojet etnike shqiptare…! Vota për Aleancën Kuq e Zi, do të thotë votë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Forca Aleanca Kuq e Zi. Fitorja Kuq e Zi do të jetë pa tjetër. Më 23 qershor shqiptarët do votojnë Aleancën Kuq e Zi, për t’i dhënë goditje politikës së vjetër! PS; Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që më 23 qershor ta votojnë Aleancën Kuq e Zi me nr 65, numrin që ka një domethënie të madhe, që do të thotë se Aleanca Kuq e Zi do heq nga skena politike plehrat komuniste që e kanë zaptuar Shqipërinë tash e 65 vite.
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 22:32:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015