Mosha nga katërmbëdhjetë deri gjashtëmbëdhjetë vjeç Kjo - TopicsExpress



          

Mosha nga katërmbëdhjetë deri gjashtëmbëdhjetë vjeç Kjo është një moshë, kur fëmijët përjetojnë adoleshencën e tyre. Tashmë ata janë të pjekur, i kuptojnë shumë gjëra, mund të bisedojnë drejtpërsëdrejti mbi ato gjëra që i pëlqen dhe që i urren i dërguar i Zotit a.s. Në këtë moshë fëmijës i mësohet dhe ai e studion imtësisht jetëshkrimin e Profetit a.s, që nga lindja e tij deri në vdekje. Në këtë mënyrë, ne i kemi ofruar modelin më të mirë fëmijës. Me një edukatë të tillë, fëmijës – në çfarëdo moshe të jetë – sa herë që i jepet mundësia të bëjë në gjynah, menjëherë do i kujtohet i dërguari i Zotit. Për shkak të dashurisë së Profetit a.s, ai do të gjejë forcë të distancohet. Në këtë mënyrë, Profeti a.s dhe jetëshkrimi i tij korrigjojnë dhe ndreqin sjelljet e fëmijëve. Nëse do të shohim fëmijët në Perëndim, do të gjejmë që modelet, që u ofrohen atyre, në të shumtën e rasteve janë modele imagjinarë. Kjo bëhet, për shkak se ata nuk kanë një histori dhe trashëgimi të pasur, siç kemi ne në Islam. Kjo nuk ndodh vetëm me civilizimin perëndimor, por edhe me civilizimet e tjera, si ai indian, egjiptian, asirian, fenikas etj... Të gjithë këto civilizime, kanë historinë dhe meritat e tij, por asnjë prej tyre nuk posedon modelet, heronjtë, kolosët, shkencëtarët, të diturit, fisnikët, liderët etj... që hasen në historinë e civilizimit islam. Doktor Umer Tudmuri, ka njëzet e pesë vite që punon për të koleksionuar emrat e njerëzve të famshëm dhe të ditur, të cilët kanë hyrë dhe kanë shkelur tokën e Libanit. Për këtë, ai ka përfshirë të gjithë njerëzit që kanë hyrë në Liban, që nga koha e shokëve të Profetit a.s, deri në ditët e sotme. Në këtë enciklopedi, ai ka mbledhur mbi nëntë mijë emra, që kanë vizituar dhe shkelur vetëm tokën e Libanit. Vetëm në Liban, gjatë katërmbëdhjetë shekujve kanë hyrë mbi nëntë mijë njerëz të shquar dhe të ditur. Vallë sa mund të arrijë numri i njerëzve të shquar në gjithë Shamin (Lanton), Egjyptin, veriun e Afrikës, Irakun, Hixhazin, Nexhdin, Andaluzinë etj... Nuk ka civilizim që posedon njerëz të shquar, të ditur, heronj, modele, liderë etj... siç posedon civilizimi islam. Prandaj, duke u mësuar fëmijëve tanë jetëshkrimin e Profetit a.s dhe të njerëzve të shquar muslimanë, ne e lidhim fëmijën me një histori, që shtrihet në katërmbëdhjetë shekuj, madje ajo arrin deri tek njeriu i parë mbi tokë, Ademi a.s. Sado e zhvilluar dhe e përparuar të jetë Amerika, historia e saj nuk i kalon treqind vitet. Kjo bën, që edhe njerëzit e shquar dhe me influencë, të mos jenë të shumtë. Numri i tyre, maksimumi mund të arrijë në njëmijë. Prandaj, ne duhet ta shfrytëzojmë trashëgiminë tonë në edukimin e fëmijëve, duke u ofruar atyre modelet më të mira të çdo lloj fushe. Duke u mësuar fëmijëve tanë jetëshkrimin e Profetit a.s, ne i mbrojmë ata nga devijimet dhe shkarjet gjatë jetës. Vetë i dërguari i Allahut ka thënë:”U kam lënë dy gjëra, të cilat nëse u përmbaheni, nuk do të humbisni kurrë: Librin e Zotit (Kuranin) dhe traditën time”
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 16:47:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015