Mospajtimi me të Kaluarën: Kujtimi dhe Harresa në - TopicsExpress



          

Mospajtimi me të Kaluarën: Kujtimi dhe Harresa në Shqipëri Përkujdesja e shtetit të Israelit në identifikimin dhe trajtimin e traumave të Holokaustit është shembullore. Në një studim të fillimvitit në Revistën e Humbjes dhe Traumës (Journal of Loss and Trauma), Prof. Avi Sagi-Schwartz i Universitetit të Hajfës, Prof. Marinus Van-Isendoorn dhe Prof. Bakermans-Kranenburg nga Universiteti i Leidenit publikuan rezultatet e kërkimeve të tyre 20-vjeçare, me mbeshtetjën e Akademisë së Shkencave të Israelit, të Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit të Gjermanisë dhe organizatave më të vogla për lehtësimin e viktimave të Holokaustit, mbi çështjen e trashëgimit të traumave të Holokaustit nga të mbijetuarit te fëmijët e tyre. Në këtë studim kërkuesit nuk matën vetëm vuajtjen psikologjike të brezit të parë dhe të dytë të të mbijetuarve të Holokaustit, në krahasim me një grup kontroli që s’kishte përjetuar drejtpërdrejt Holokaustin, por edhe vuajtjen fiziologjike, duke matur sasinë e kortizolit të prodhuar përditë nga trupat e tyre. Kortizoli, ndryshe i njohur si ‘hormona e ankthit’ është një substancë që prodhohet përkundrejt ankthit të përditëshëm për të paralajmeruar trupin. Nivelet e tij janë të larta në mingjes dhe bijen gradualisht gjatë ditës dhe drejt natës. Sipas gjetjeve të tyre, trauma e prindërve kalon edhe në fëmijet e tyre vetëm “në kushte të veçanta dhe të skajshme”, kur prindërit e tyre – veçanërisht nënat – shfaqnin nivele tejskajshmërisht të larta disociimi nga përvoja traumatike dhe ndjenja të tjera të njohura prej tyre. Pa u zgjatur, duke qëlluar pajtimin me të kaluarën dhe traumat e saj, eksogjene në rastin e Hebrenjve të Holokaustit, që ndikojnë jo vetëm në kujtimin ose harresën të së kaluarës, por, tekefundit, edhe në shendetin fizik dhe psikik të të mbijetuarve, shkencetarët, afro 75 vjet pas Holokaustit, jo vetëm vazhdojnë kërkimet e tyre me brezin e të mbijetuarve, por kanë avancuar edhe te pasardhësit e tyre. Shembuj të ngjashme të trajtimit të traumave nga e kaluara, trauma endogjene në rastin e së kaluarës të regjimit komunist, mund të gjenden sot në shtete të përparuara si Gjermania. Pas bashkimit të ish-Republikës Demokratike Gjermane (ndryshe Gjermania lindore) me Gjermaninë, shteti dhe kombi i bashkuar nuk e lane pajtimin me të kaluarën në mëshirën e fatit, por ndërmorën ‘politika kujtimi’ në rrugën e integrimit të plotë të dy vendeve, të demokratizimit të qeverisë dhe të shoqërisë së bashkuar gjatë përpjeqjeve për t’u pajtuar me dhunën çnjerëzore të regjimit komunist. Këto përpjeqje pasqyrohen këndshme në filmin “Jetat e të Tjerëve” (Das Leben Der Anderen) i Florian Henckel von Donnersmarck-ut (2006), vetë një përpjeqje prekëse studimi, pasqyrimi dhe pajtimi me të kaluarën. Fatkeqësisht, në Shqipëri nuk është berë kurrë asnjë përpjekje sistematike për kërkimin dhe identifikimin të traumave individuale o kolektive të ngulitura, që burojnë nga e kaluara, veçanërisht prej regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Shqipëria mbetet edhe sot e kësaj dite një vend i papajtuar me të kaluarën e vetë duke penguar nën ngërthin e ankthit zhvillimin e natyrshëm të kujtimit ose harresës të së kaluarës, të cilat mbeten në mëshirën e fatit. Si pasoje, përbindeshe dhe hija nga e kaluara, shfaqen dhe rishfaqen në skenën e shoqërisë shqiptare në formë sjelljesh, ritorikash, zakonesh të pandërgjegjësuar, por që shkaktojnë tensione të shumta, gjakëra të nxëhta, aforizma të padebatuara, botëkuptime monolitike dhe shumë, shumë stres.
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 18:17:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015