Motra ime Sapo u zgjova, tek sa hapa sytë me erdhën disa - TopicsExpress



          

Motra ime Sapo u zgjova, tek sa hapa sytë me erdhën disa mendime thash të ulem dhe t’i shkruaj për motrën time, disa vargje me kujtime që nga i shpirti i kam burime… Buzëqeshjen tënde çdo natë në ëndërr e shikoj, ata sy që të shkëlqejnë edhe diellin e verbojnë, ato balluke që mi ke sa herë mbyll sytë më impresionojnë, ato fjalët e ëmbla që nga goja i nxjerr shërbet bëj mirë të mos i dëgjoj se rrezikoj për diabet… Shakatë më të bukura veç me ty gjithmonë i bëj, sepse di të më kuptosh ashtu siç unë ty të kuptoj … Edhe po të ishte errët dritën për ty e kërkoj, sepse ti je MOTRA IME pa ty nuk mund të jetoj. Sa herë që të takoj kam një mal me përqafime, Sa herë që nuk të kam pranë ti je thellë në zemrën time. Ske pse bëhesh shumë kurioze, sepse ti je misterioze dhe sa herë që ti ngul këmbë në fjalët e tua që thua, më pëlqen shumë reagimi, vogëlushe sa shumë të dua, Sa shumë vlen ti për mua. Në çdo germë e në çdo fjalë, në çdo fjalë e në çdo krijim ti motra ime më je çelës për frymëzim Të kam në zemër si një dollap me plot thesare brenda vetes thellë në shpirt për ty motër jam krenare… Ganimete M. Çekaj
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 12:26:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015