Mrekullitë dhe çështja e profetërisë së tij Myslimanët - TopicsExpress



          

Mrekullitë dhe çështja e profetërisë së tij Myslimanët gjithashtu shpallin se Muhamedi bëri mrekulli dhe kjo është një provë e mëtejshme që ai ishte një profet. Interesante, përveç kësaj shpalljeje prej myslimanëve, Kurani autoritetit të të cilit i referohen, mohon se Muhamedi bëri ndonjë mrekulli. Le të marrim për shembull suren 17:90-93. Këtu Muhamedi është sfiduar të bëjë ndonjë mrekulli për të provuar besueshmërinë e tij dhe ai përgjigjet duke thënë se ai është një njeri, një apostull. Këtu ka edhe sure të tjera të cilat flasin rreth sfidës për një shenjë nga jobesimtarët dhe zemërimi i Muhamedit përgjigjet se ai ishte vetëm një “lajmëtar”, një “drejtues” dhe një “mbajtës i lajmeve të gëzueshme” (referim ndaj surës 2:118-119; 6:37; dhe 124; 13:7 dhe 17:59). Hadithi nga ana tjetër raporton një numër mrekullish të cilat myslimanët i theksojnë shumë shpejt si një provë e mëtejshme për autoritetin e Muhamedit. Në Mishkat IV faqe 411 ne lexojmë: “Profeti po shikonte ndërsa po shkruante mbi mushkën e tij si dikush që po pret të vrasë dhe më pas ai tha” Kjo ishte kur gjaku zien në vena. Pak më pas ai mori disa guralecë dhe i hodhi ato tek fytyrat e paganëve dhe tha:”Mbilluni nga Zoti Muhamed”. Dhe në Mishkat IV faqet 419-420 ne lexojmë: “Anasi raportoi: Një njeri i shkroi profetit se ai u kthye si femohues prej islamit dhe iu bashkua të pafeve. Profeti tha: “Në të vërtetë toka nuk do ta pranojë atë”. Abu Talhah më informoi se ai kishte ardhur në tokën ku vdiq. Ai e gjeti atë të hedhur jashtë. Ai tha: Ç’ka ndodhur me të? Ata thanë: “Ata e varrosën atë disa herë por toka nuk e pranoi atë.” Por mbase mrekullia më e dëgjuar e cila ka ardhur nga hadithi dhe e konvertuar nga myslimanët deri më sot është ndarja e hënës nga Muhamedi. është e shkruar në Sahih Muslim IV, fq. 1467: “Ky hadith ka qenë i transmetuar mbi autoritetin e Abdullah b. Masud, i cili tha: Ne ishim me lajmëtarin e Allahut (paqja qoftë me të) në Mina, hëna ishte e ndarë në dy pjesë. Njëra prej tyre ishte prapa malit dhe tjetra ishte anash malit. Lajmëtari i Allahut na tha: “Dëshmoni për këtë”. Ndarja e hënës nuk është thjesht një fabulë prej hadithit, por është aluduar edhe në Kuran. Sura 54, e cila titullohet “Hëna” fillon duke thënë: “Ora (e gjykimit) është nata dhe hëna është çarë në gjysëm…..” Nga konteksti është e dukshme që do të thoshte se ishte një shenjë, por njerëzit e mohuan atë dhe në dëshirat e tyre për të krijuar disa prova të mbinatyrshme për besimin e tyre e interpretuan atë fjalë për fjalë. Edhe sot do t’i dëgjoni myslimanët të shpallin se astronautët amerikanë, në zbritjen në hënë morën fotografi të një gjurme të madhe, ose prerje në sipërfaqen e hënës, e cila është ajo që ka mbetur nga ndarja e Muhamedit. Këto raportime për të krishterët duken më tepër si historitë legjendare të Testamentit të Ri Apokrifa. Prandaj, ato janë raportime domethënëse, ato janë shpesh shumë luksoze në karakter. Sidoqoftë, ato nuk kanë një komponentë të thjeshtë, autenticitetin. Apokrifa fillon në datat prej shekullit të dytë (70-170 vjet pas vdekjes së Jezusit). Hadithi, në krahun tjetër ishte përpiluar afërsisht 250-300 vjet pas Hixhrës. Para kësaj kohe të gjitha materialet dhe historitë kishin kaluar nga brezi në brez me anë të traditës foljore. Nuk është habi, që me çdo brez që kalonte shtoheshin më tepër ndaj historisë kështu që të mbahej imazhi dhe karakteri i profetit. A mundemi, duke u nisur nga kjo të themi se këto katër prova të vendosura paraprakisht nga myslimanët të na japin vlerën e shpalljeve të Muhamedit si një profet i vërtetë? Unë mendoj se jo. Tani, sipas traditës muslimane këto histori janë të gjitha çfarë ne kishim nevojë për t’i dhënë Muhamedit titullin: “Rasu-ul-Allah”. Unë guxoj të veçoj. Prej diskutimit tonë mbi qartësinë e dëshmive të mbinatyrshme janë me siguri shtesa apokrife prej traditave muslimane të mëvonshme, njëkohësisht me shpalljen e analfabetizmit të Muhamedit, e debatueshme, duke konsideruar sfondin dhe tendencën e tij, e humb kuptimin krejtësisht, qëkur Kurani nuk është shkruar asnjëherë prej tij sidoqoftë. Shpalljet e tij të profetizimit, më tutje është aq e vlefshme si shpallje sa ajo që unë apo ti mund të japim, duke konsideruar se kurrë nuk ka shkuar më tepër, me gjasë mundësie 50 me 50 copë. Dhe mrekullitë e atribuara ndaj tij nuk besohen lehtë se ato flasin më tepër mbi kohët e polemikave të traditave në shekullin e dhjetë e më pas se ato të shekullit të shtatë të izolimit arab. Dukshëm myslimanët do të kenë nevojë që të vijnë me mbrojtje më të mira se këto për të paraqitur profetërinë e Muhamedit. Tani kjo nuk është e tëra, por ne si të krishterë jemi gjithashtu të interesuar në pyetjen e priftërisë. Është dhe gjithmonë ka qenë në interesin tonë të mirë për të zbuluar se cili ekzaktësisht është profeti i vërtetë, sepse ne kemi qenë të paralajmëruar për profetët e rremë të cilët do të vijnë në rrugën tonë (Mateu 24:24). Le t’i shohim disa prej kritereve që shkrimet tona na japin për të përshkruar një profet të vërtetë.RS
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 12:45:00 +0000

Trending Topics



72">Well, the New Year is already shaping up to be a great one. I
UNDER THE HIJAB PART 2 After a few hours, we decided it was
UPDATE: Its a HALLELUJAH report! My cousin John Michael had the
Praise every jew inside and outside of Israel who is faithful to

Recently Viewed Topics




© 2015