Muftiu Saudit i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane që të hap - TopicsExpress



          

Muftiu Saudit i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane që të hap zjarr mbi muslimanët" vetëm në raste të domosdoshme" PDF | Print | E-mail Muftiu marionetë i familjes el-Saud, Abdul Aziz Alu el-Sheikh, foli për egjiptasit lidhur me ngjarjet e fundit në vend. Në "këshillat e tija të urta" në televizion, Shejhi i sulltanit i ka bërë thirrje muslimanëve të cilët po demonstrojnë kundër ushtrisë laike të Egjiptit që të heqin dorë nga lufta dhe të gjejnë një zgjidhje "me metoda të tjera". "U bëj thirrje vëllezërve tanë në Egjipt të jenë përherë të devotshëm. U bëjë thirrje të gjithë demonstruesve që të mendojnë mbi situatën e tyre dhe pasojat e veprimeve të tyre. Unë ju bëjë thirrje që të zgjedhin një rrugë tjetër për ti zgjedhur problemet e tyre. Lidhur me protestat, demonstratat, bllokimin e rrugëve, ajo nuk do të jetë zgjedhje e problemeve dhe nuk do të ju sjellë ndonjë përfitim, "- tha muftiu marionetë saudit, ku citojnë burimet në internet. Në mesazhin e tij Alu el-Sheikh iu drejtua gjithashtu ushtrisë sekulariste të pafe të Egjiptit, duke u bërë thirrje këtyre kriminelëve të mos mbështeten në metoda të dhunshme, përveçse në rastet e "domosdoshme". "Unë i ftoj ata që ta frenojnë veten dhe të mos e përdorin forcën, përveç në situata të nevojshme, sepse ajo është me të vërtetë derdhja e gjakut të muslimanëve është tragjedi e madhe dhe e keqe... Unë u bëje thirrje forcave të sigurisë në devotshmëri. Unë u bëjë thirrje në butësi në ushtrimin e forcës kundër demonstruesve" - tha muftija kukull dhe shtoi: "Bëhuni të durueshëm dhe mos nxitoni që menjëherë të hapni zjarr mbi demonstruesit." Natyrisht, nga kjo mund të konkludohet se hapja e zjarrit mbi muslimanët në përgjithësi është e lejuar", "por jo menjëherë." Ju kujtojmë se regjimi saudit haptazi e ka mbështetur rrëzimin e Mursit dhe u ka uruar kreut të ushtrisë dhe Sisit sukses në krijimin e një diktature laike në Egjipt. Qëndrimet e muftiut mbretërore për herë të parë e kishin tronditur popullin egjiptian dhe të gjithë muslimanët e botës gjatë demonstratave kundër Mubarakut, kur muftiu i bëri thirrje popullit të mos të rebelohen kundër sundimtari "legjitim." Kavkaz Center & Put vjernika botaislame
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 20:57:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015