Mulaku nga viti 2009 deri në vitin 2013 Histori e premtimeve - TopicsExpress



          

Mulaku nga viti 2009 deri në vitin 2013 Histori e premtimeve dhe realizimeve apo modeli i një politikani racional e pragmatist Bahri Bivolaku Vushtrri 5 Tetor Në një intervistë të zhvilluar me Bajram Mulakun si kandidat për kryetar komune, të botuar në njërën nga gazetat nacionale tonat me 18 Tetor të vitit 2009 se cilat janë motivet që e kanë shtyer të kandidoj për të vazhduar mandatin e të parin e komunës, ai më është përgjigjur: “Jam profesor universiteti dhe sigurisht do ta kisha një jetë më të qetë po ta ushtroja atë funksion. Në 18 muajt e kaluar në të cilën udhëheqa me pushtetin lokal u realizuan shumë investime kapitale, nga të cilat përfituan qytetarët tonë. Gëzimet e tyre pas punëve të kryera dhe vullneti i strukturave të partisë dhe anëtarësisë së gjerë por edhe qytetarëve më bënë të bindur për të mbledhur forcat e mia dhe prapë të rikandidoj, në mënyrë që me marrjen e postit të kryetarit të vazhdojmë rrugën e zhvillimit të komunës sonë të paraparë sipas planeve të parapara. Në këtë mandat që tani po e përfundojmë ne qytetarëve të Vushtrrisë po u lëmë një investim kapital që kap shumën prej 20 milion eurove. Po e lëmë një administratë të ndërtuar mirë dhe mjaft efikase ku për një certifikatë a dokument tjetër nuk pritet më tepër se 10 minuta. Këto suksese të arritura nga ekipi që drejtoria unë udhëheqi më pushtetin lokal në këtë mandat, më bënë të jem krenar dhe më dhanë shtytjen kryesore për t’u kandiduar prapë”. -Në pyetjen pasuese se çfarë ofroni për qytetarët e Vushtrrisë në mandatin e ardhshëm, Mulaku u përgjigj: “Përvoja e krijuar me udhëheqjen e pushtetit lokal të suksesshëm më jep besimin për të ecur edhe më tutje për ta bërë komunën e Vushtrrisë shumë thithës të investimeve kapitale”. -Në pyetjen tjetër të bërë po në vitin 2009 në prag të zgjedhjeve lokale të asaj kohe se pse e kërkon votën e qytetarëve të Vushtrrisë, ai u përgjigj: “Unë për 30 ditë rresht dialogova me qytetarët e komunës sonë. Kuptova mesazhin e tyre. Ata e kërkojnë nga këto zgjedhje autoritetin e ligjshëm me elementin e guximit për të vënë vijën ndarëse mes politikës dhe administratës komunale, mes të vërtetës qytetare dhe interesit personal, ligjshmërisë me të paligjshmen. Qytetarët kërkuan këtë vijë ndarëse për të parin e tyre që të vënë dallimin në mes autoritetit dhe autoritarit në udhëheqjen komunale, mes kultivimit të kulturës që prodhon vlerë nga ajo e industrisë së argëtimit. Ata gjithashtu kërkuan që të vendoset muri mes mbarimit të politikës dhe fillimit të korrupsionit dhe kriminalitetit, pastaj ambicieve të sëmura individuale për të pasur pushtet nga individi i vlerës e profesionalizmit që e kërkon vendi. Qytetarët kërkuan ujë të pijshëm, punë, sheshe të qytetit, rrugë të asfaltuara, rrjet kanalizimi, shkolla, rrjet ujësjellësi, gjelbërim, masa të ruajtjes së ambientit. Duke i dëgjuar qytetarët e komunës sime, qartë e kuptova se shoqëria jonë tani ka fituar emancipimin politik dhe është bërë gati për të nxjerrë vlerën politike, e cila rrugën e filluar të qeverisjes së suksesshme në këta 20 muajve të kaluar e vazhdon më me ngulm në mënyrë që t’i kthen qytetarit besimin tek politika, e jo zhgënjimin si ikje nga procesi edhe vet sistemi. Rruga e ndërtimit të saj është gjetur, e kanë prezantuar vet qytetarët gjatë bisedimeve me ta. Ajo rrugë më obligon që për vendimet e duhura të marrë gjithnjë pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë dhe elitën intelektuale. Rruga e mbylljes dhe bërjes së politikës komunale në rrethin vicioz ka krijuar shumë defekte, e mbi të gjitha zhgënjimin e qytetarëve” Komuna një shtëpi e madhe ku i zoti i saj vazhdimisht pyet anëtarët si të shpenzohen mjetet e krijuara bashkë Në vazhdim të kësaj interviste të zhvilluar në vitin 2009, në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore ja se ç’tha Mulaku: “Nga qytetarët mora mesazhin e duhur për të krijuar politik, e cila institucionet e dalura nga vota elektorale do t’i trajtojë si shtëpinë e madhe, ku i zoti i saj vazhdimisht pyet anëtarët e familjes se si të shpenzohen mjetet e krijuara bashkë. Vërtetë koha e grumbullimit të pushtetit në duart e një njeriu siç ka qenë në disa raste në të kaluar është një ves i keq, nga i cili krijohen të këqijat të thëna më lartë. Këto zgjedhje për herë të parë në historikun e Komunës së qytetarëve të Vushtrrisë u është ofruar oferta për t’u legjitimuar, jo vetëm nga prizma se kush do ta bëjë, por edhe si. Ofertë të tillë cilësore vetëm PDK-ja ka ditur të ofrojë me programin e saj zgjedhor, në të cilin është përfshirë vullneti i të gjithë qytetarëve të Komunës për zhvillimin 4 vjeçar të saj. Ajo krahas këtij programi ka dhe sigurinë mbështetëse financiare të realizimit të tyre. Përgjithësisht i gjithë angazhimi im këta 20 muaj në kreun e Komunës i ka shërbyer realizimit të idesë së krijimit të një politike që i nënshtrohet ligjit e jo forcës politike, idesë që i shërbenë krijimit të shtetit të së drejtës si përpjekje në tejkalim të personifikimit politikë në ndërtim të arsyes politike. Në programin e PDK-së për Vushtrri për mandatin 4 vjeçar është paraparë një investim kapital prej 60 milion eurove, realizimi i tij ngërthen në vete interesat e banorëve të Komunës, në rastin konkret, qytetari pa dallime partiake është përfituesi kryesor. Shikuar nga prizma e interesit qytetar për të pasur një komunë më të zhvilluar me pamje krejt ndryshe nga aktualja, mendoj të kem të drejtën e kërkesës publike drejtuar të gjithë qytetarëve për ta votuar realizimin e këtij programi të përbashkët, pasi është në dobi dhe në interes të përgjithëshëm. Garancë se do të jetë kështu siç themi kemi suksesin të periudhës 20 mujore të qeverisjes në pushtetin lokal, në të cilat u realizuan 20 milion investime kapitale. Qytetarët para se të vendosin për të votuar le të shkojnë e vizitojnë shtratin e lumit Tërstena, rrugën në hyrje të qytetit, memorialin e dëshmorëve dhe martirëve, 100 kilometra rrugë të asfaltuar dhe shumë projekte tjera. Unë jam i gatshëm për të vazhduar të punojë edhe në projektet e reja për të vazhduar rrugës së suksesit. Nga ju qytetarë të nderuar është të vendosni të zgjidhni dhe të votoni mes zhvillimit të sigurtë të Komunës dhe ofertës së mjegulltë politike” pati thënë Mulaku. -Në fushatën zgjedhore të PDK-së, të zhvilluar në tetor të vitit 2009, gjatë vizitës së liderit të PDK-së Hashim Thaçi në Vushtrri pat deklaruar se në Vushtrri do të realizohen investime kapitale në vlerë prej afro 50 milionë euro. Po vërtetë çfarë u realizua gjatë këtyre viteve gjerë në vitin 2013 ? Çfarë realizoi Mulaku dhe PDK-ja nga viti 2008 në Vushtrri Asnjë qytetar i komunës së Vushtrrisë nuk mund të jetë indiferent karshi investimeve të kryera në këtë komunë nga koha ku Mulaku dhe PDK-ja kanë qeverisjen komunale. Askush nuk mund t’i mohoj ato, gjersa arsyet tjera të një zhgënjimi të një pjese të qytetarëve që kryesisht kanë të bëjnë me çështje sociale nuk ndërlidhen me mundësitë e kryetarit aktual apo të qeverisjes lokale, janë të një natyre tjetër dhe botëkuptimit të së kaluarës. Gjatë këtyre viteve në Vushtrri u asfaltuan 269 kilometra rrugë, u kubëzuan 37 kilometra sosh, u shtrua rrjet kanalizimi në rreth 100 kilometra. Është në përfundim ndërtimi i fabrikës së ujit të pijshëm, u ndërtuan e renovuan tërësisht 89 objekte shkollore, u ndërtuan 22 ura, 16 objekte të ambulancave e shum e shumë projekte tjera investive, të cilat jo vetëm që kanë rritur cilësinë e jetës së qytetarëve, por edhe ka hapur perspektivën për zhvillimin e iniciativës private dhe të zhvillimit. Totali i këtyre investimeve kap shifrën prej 55.844.436 eurove dhe vërtetë qytetarët e kësaj komune nuk mund të jenë indiferent apo mosmirënjohës për të shkelmuar këtë të mirë, këtë sukses dhe vlershmëri para se të synojnë për të vazhuar me tempo të tillë edhe për 4 vitet e ardhshme. Pse Mulaku do t’i fitoj bindshëm zgjedhjet lokale në Vushtrri Abraham Lincoln në një rast pat thënë “Çdo herë mbani mend se vendimi juaj për të pasur sukses është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”. Kur këtij vendimi për sukses i shtohet qëllimi për që enë i vlefshëm për shoqërinë, atëherë vërtetë kemi kurorën më të bukur të suksesit dhe vlershmërisë. Kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku para se të rikandidohej për këtë post vërtetë mendoi gjatë për të arritur tek marrja e vendimit. Atëherë kur e bindi veten se e ka energjinë, vullnetin, ndjeshmërinë dhe përkushtimin e qeverisjes me sukses, ai e mori vendimin. Vendimi i tij ka të bëjë me vazhdimësinë e suksesit dhe vlershmërinë për të qenë në funksion të ndërtimit të një qeverisje të mirë që është bekimi më i madh njerëzor. Vlershmëria dhe suksesi si qëllim shpeshëherë kërkojnë personazhin e kohës e si duket në këtë rast ato e identifikuan karakterin e kërkuar që ka virtytin të pa ambicie të djallëzuar e egoizëm shkatrraq. Thonë që atje ku ka hyrë ambicia e sëmurë nuk ka vend për çiltërsi e ambicia e tillë përcillet edhe me ironi që është vesi kryesor i të dobëtve. Karakteri i Mulakut është e kundërta e saj e që tipar kryesor ta ketë modestinë dhe ecjen përtoke. Ai me punën e tij dhe çiltërsinë e modestisë ka treguar se krenaria e pamasë tregon shpirtin e vullnetit bosh. Pse Mulakun e bëjnë të jetë njeriu që do t’i fitoj zgjedhjet lokale bindshëm karshi kandidatëve tjerë, janë shumë faktorë por kryesorët padyshim që janë identifikimi i tij me synim për ndërtim të qeverisjes së mirë dhe në interes të qytetarëve pa dallime partiake, pastaj qartësia e tij e veprimit racional politik ku ka vënë bazat e vendosjes së kufijve në mes të administratës e politikës, në mes interesit personal dhe dobisë publike, mes zhvillimit parcial dhe harmonik të komunës, mes të ligjshmes dhe të paligjshmes, diturisë dhe ambicies së sëmurë etj. Tendencat e oponentës me thëniet se Mulaku është i mirë porse ai nuk qeverisë me Vushtrrinë por të tjerët rreth tij, madje edhe jashtë komunës, vërtetë është qesharake dhe tani lansohet vetëm në mungesë të idesë së ballafaqimit programor. Qytetarët e kësaj komune që njohin karakterin e Mulakut e kanë të qartë se i preferuari i tyre për asnjë ditë nuk do të qendronte në postin që ka po të mos qeverisje me komunën bashkë me subjektin që e ka kandiduar por edhe gjithë qytetarët e kësaj komune. Kjo oponentë me lansime tek qytetarët dëshiron të baltosë një diamant, por në sy të qytetarëve do të mbetet si tendencë, pasi diamanti përherë mbetet diamant. Vijat e trasha të aspektit programor të kandidatit për kryetar të komunës Vushtrria viteve të kaluara nën qeverisjen e Mulakut dhe të PDK-së ka dhënë dëshmi para qytetarëve për përfundim të suksesshëm të faves së investimeve emergjente. Ajo tani konsensusin e qeverisë lokale me qytetarët vazhdon ta bëjë mbi qëndrimin politik në raport me zhvillimin dhe interesin qytetar karshi tij. Programi i Mulakut dhe PDK-së për periduhën katërvjeçare trason rrugën dhe veprimet drejt zhvillimit lokal dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Vushtrria me këtë program të detajuar hyn në fazën e realizimeve të synimeve për një komunë me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me urbanizëm bashkëkohor, qendër të trashëgimisë kulturore, perspektivë të zhvillimit të turizmit kulturor dhe jetës së begatë kulturore, arsimore dhe sportive, me mbështetje direkte të zhvillimit të bujqësisë dhe industrisë përpunuese. Programi fuqizon komunitetin, duke krijuar partneritet me biznesin dhe zhvillimin e tij, shoqërinë civile, intelektualët dhe gjithë qytetarët, e cila do të ndikoj drejtpërdrejt në përmirësimin e qeverisjes lokale e rrjedhimisht edhe përdorim efektiv të aseteve komunale. Programi është rrjedhë dhe imperativ kohor dhe përshtatje e dinamikës së zhvillimit që mekanizmat institucional të jenë urë lidhëse mes qytetarët dhe pushtetit vendos, mes biznesit dhe pushteti lokal, mes bujkut modern e pushtetit lokal, mes prodhuesit e pushtetit. Vushtrria me këtë program do të shpreh vullnetin për të progresuar karshi mundësive e potencialeve që ka. Përkrah këtij programi zgjedhor dhe vet kandidati për kryetar të komunës Bajram Mulakut do të jenë veç strukturave të PDK-së edhe 100 intelektualët vushtrrias si grup i vullnetarëve, pjesëtar të shoqërisë civile, humanistë e veprimtarë tjerë të cilët e bëjnë koloritin e banorëve të kësaj komune. — me Fadil Hyseni dhe 54 të tjerë.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 11:04:58 +0000

Trending Topics



icsexpress.com/Kirk-Melissas-Surname-closest-relative-Chavez-Gallegos-topic-1392894137679309">Kirk & Melissas Surname closest relative Chavez Gallegos
Walid Shoebat Former Muslim Brotherhood Member Now Peace
Sei que esta manhã que começa, vem esperança de dias bem
The Greatest Story By Avalon Verse 1 Someday your own resolve is

Recently Viewed Topics




© 2015