Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë “ I keqi ta lë - TopicsExpress



          

Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë “ I keqi ta lë lë të keqen në derë”. Para se të vdiste më tha një natë: “ Digjet lisi i njomë, pranë atij të thatë”. Gjyshi më pat thënë, as vetë sa herë nuk e di: “ Vetëm puna e mirë ,njeriun e bën njeri”. Gjyshi im i dashur cdo herë më ka porositur: “ Mos nxito të flasësh gjërat pa i ditur”! Gjithnjë i bërtiste babit në odën e vjetër: “ Puna e sotme , s’lihet për herën tjetër”. Disa herë më tha gjyshi, biri im ta kesh në konsideratë: “ Gjuha është helm, gjuha është mjaltë”. Me gishtin në kokë tretesha në mendim, nuk i kuptoja fjalët e gjyshit tim. Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë, nuk kishte fare helm, nuk dukej as mjaltë. Shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija, as ëmbël as idhtë, fare nuk ndieja. Me vite të tëra u mundova kot, fshehtësinë e kësaj nuk i gjeja dot. Tani qe gjyshin pranë, une nuk e kam fjalët e tij për mua. shumë vlerë kanë…
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:30:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015