Më pëlqeka sonte shiu.. Bëhet një me lotët e mi... Heshtje - TopicsExpress



          

Më pëlqeka sonte shiu.. Bëhet një me lotët e mi... Heshtje e vdekur më përpiu.. Rrugë e gjatë, monotoni...! Hapa hedhur kot së koti, Tokën humba unë nën kembe, Zemrën shkrir’ ne pika loti, Ah sikur , të isha shkëmb’.. Të qëndroja i patundur, Nga cdo dalllgë dëshpërimi, Jo një lule e keputur, Shtrirë përtok këtë natë dimri… Jam si qelq,cop- cop i thyer, I shpërndar kudo në shi, I vetmuar , i zhgënjyer, Dhe me ty në largësi.! Ndjej distancën që zmadhohet, Ti atje , e unë këtu, Shpirti im ngadal largohet, Ndjekur pas nga sytë e tu..!
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 21:15:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015