“Më tepër sesa që t’iu themi tjerëve të na pranojmë, - TopicsExpress



          

“Më tepër sesa që t’iu themi tjerëve të na pranojmë, duhet që ne femrat të inkurajojmë njëra-tjetrën, që të mos hezitojmë të marrim pozita udhëheqëse”, thotë Kusari-Lila. Ajnishahe Shala-Halimi, kandidate e Lëvizjes Vetvendosje e cila do të hyjë në garë për të udhëhequr komunën e Skenderajt, thotë se elektorati ende nuk është i emancipuar sa duhet që të mos bëjë dallime në baza gjinore të pretendentëve për kryetar. Inxhinierja e ndërtimtarisë, Kaqusha Jashari, krahason kohën e kaluar me të tashmen dhe deklaron se - “periudha prej 1974 e deri më 1990 ishte më e ndritshmja për gratë”. Michelle Bachelet, drejtoreshë për barazi gjinore në Kombet e Bashkuara deklaronte se përfshirja e grave duhej të vazhdonte të rritej. “Unë bëj thirrje për angazhim të fortë të liderëve që të rrisin përqindjen e përfshirjes së grave në politikë”. Raporti “Gratë në Politkë”, i publikuar në mars të vitit 2012 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), tregonte se kuotat kishin rritur përqindjen e përfaqësimit të grave në parlamentet e vendeve të ndryshme në botë. “Kuota e përfaqësimit prej 30 për qind në nivelin qendror nuk është për t’u nënçmuar, nëse kihet parasysh gjendja e mentalitetit, traditës dhe kulturës politike tek ne dhe në regjion”, thotë Shemsi Krasniqi, ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 14:41:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015