NGJARJE AKTUALE DHE INTERESANTE - DIALOGU MES NIPIT DHE - TopicsExpress



          

NGJARJE AKTUALE DHE INTERESANTE - DIALOGU MES NIPIT DHE GJYSHIT. Gjyshi: Ku ke shkuar aq herët në mëngjes, biri imë? Nipi: Po kam shkuar ta fali namazin e sabahut, gjyshi imë i dashur. Gjyshi: Aha, ani mirë bir! Allahu i dashur ta shkruajtë sevap! Nipi: Amin ja Rab, gjysh, të gjithëve e edhe mua! Si je sot, si po e përballon nxehtësinë këtu? Gjyshi: Eh po duhet disi biri imë, mirë është falënderimi i qoftë Allahut! Nuk është kjo asgjë në krahasim me nxehtësinë e xhehenemit, kur atje të pjek!? Eeeeeee, mos na bënë Zot ta përjetojmë! Unë tash biri imë, jam më i vjetri në këtë fis! Kështu thotë hoxha Tefik, ai është më i ri se unë, dhe më mirë ai mban në mend se sa unë. Nipi: E pashë në xhami një ditë në xhuma, gjysh, mirë duket, çdoherë ashtu i buzëqeshur dhe i dashur! Gjyshi: Po, po , bir, çdoherë ai ka qenë i tillë. A ka njerëz shumë në xhami? Nuk mundem unë ta mbaj abdesin andaj edhe nuk shkoj, po kisha dashur të shkoj. Derisa kam mundur, kam shkuar por tani nuk mundem më. Jam plakur. Çfarë të bësh, përtej kësaj lëkure nuk ke kah të shkosh. Nipi: Po në xhuma ka shumë mirë xhemat gjysh, por në sabah dhe në jaci vinë vetëm 5-6 pleq, disa të rinj, ja kështu moshës sime dhe bijtë e efendiut janë të rregullt. Gjyshi: Çfarë të bësh, bir po vrapon populli pas dynjasë, ndërsa dynjaja nuk do të shkoj me ta kur të lëshohen në varr. Nipi: Po, gjysh po e di, se edhe unë kam qenë si ata deri tani por tani Falënderimi i qoftë Allahut shikomë. Gjyshi: Më thuaj ti biri imë diçka por mos u hidhëro në mua! Nipi: Nuk do të hidhërohem gjysh i dashur, si ashtu të hidhërohem në ty! Gjyshi: Më thuaj ti mua bir, a je ti asi vehabij që po thonë se je? Nipi: Ha ha, gjyshi imë i dashur. Nuk jam gjysh vehabi, vehabit nuk ekzistojnë ashtu që as unë nuk mund të jem diçka që nuk ekziston. Unë jam musliman, përpiqem që të punoj dhe të sillem sipas Kuranit të shenjt dhe ta pasoj udhëzimin e të Dërguarit tonë të dashur Muhammedit alejhi selam, gjyshi imë i dashur! Gjyshi: Nuk di unë bir, ashtu po thonë fqinjët këtu. Ja edhe ajo fqinja atje tha një ditë se ti qenke vehabij. Nipi: Aha, nejse mirë gjysh, atëherë unë do t’ia blej një hedije të bukur kjo është çfarë unë më së paku mund të bëjë. Ajo mua më pastron nga mëkatet, e unë do t’ia kompensoj ashtu. Gjyshi: Si thua ti bir se nuk ka vehabij, e unë po i shoh kur nganjëherë po vinë këtu te axha për të blerë speca dhe domate. Çdoherë ndalen dhe bisedojnë me mua në mënyrë të mirë, asnjëherë nuk kalojnë e që mos të më japin selam! Nipi: Shumë mirë, do të thotë ata njerëz asgjë nuk të bëjnë keq ty por vetëm thua se me ty mirë flasin dhe se janë njerëz me respekt. Gjyshi: Nuk bëjnë ata asgjë keq, dhe nuk thash unë se bëjnë diçka keq por vetëm të tregova se ka për arsye se vinë nganjëherë këtu! Nipi: E po në çka bazohesh, ti gjysh i im i dashur se ata njerëz, Allahu na faltë, janë të ashtuquajturit vehabij? Gjyshi: Aha, po kanë mjekra të gjata, njëri këtu i ka dy gra dhe i ka të mbuluara. Dikush thotë se i paguajnë që mbajnë mjekra dhe që i kanë gratë e mbuluara, nuk di unë bir, ashtu thotë populli, ndërsa populli është kabile e madhe! Nipi: Jam i sigurt gjysh se paga e vetme që ju vije muslimanëve do ta marrin në Ditën e kiametit. Këtë Allahu e dinë më mirë! Gjysh, babai yt rahmetliu Rashidi ka qenë mjaft njeri i devotshëm. Më ke treguar më kujtohet, se çfarëdo pune që ka bërë ka bërë dhikr. Gjithashtu ju ka mësuar juve, fëmijëve, dhe ju ka detyruar ta falni namazin! Gjyshi: Po, biri im i dashur. Babai imë rahmetliu ka mësuar mirë dhe neve fëmijëve na ka mësuar dhe na ka detyruar ta falim namazin. Kur vinte koha e namazit thërriste me tërë zërin: ”Fëmijë namazi” dhe ne i lenim të gjitha dhe shkonim te bunari dhe merrnim abdes dhe faleshim me xhemat. Eeeeeeeeee, ajo ka qenë jetë e mirë atëherë bir. Është respektuar babai, ndërsa edhe njerëzit e nderonin. Të gjithë e donin! Nipi: Apo gjysh ai ka mbajt mjekrën e madhe dhe e krihte ja këtu para qershisë, këtu diku ku ka qenë mulliri përpara? Ashtu më duket se ti më pate treguar më parë. Gjyshi: Po bir, biri imë i dashur. Babai aty e krihte mjekrën. Ja tash ti, ty të kujtohet se unë të kam treguar, SubhanaAllah! Nipi: Më kujtohet gjysh, se më ke treguar se edhe ai veshte pantallona të gjerë të cilët nuk shkonin përtokë dhe një xhelabij të gjerë si tunikë disi, dhe një turban...Më kujtohet se ai gjysh, sipas asaj që ti më ke treguar, për njerëzit ka qenë këshilltar dhe se njerëzit i ka udhëzuar në të mirë dhe ju ka tërheq vërejtjen prej të keqes. Më kujtohet se keni treguar se edhe ai i ka pasur dy gra dhe se ato kanë qenë të mbuluara, dhe se e kanë dëgjuar shumë atë dhe kanë qenë të nënshtruara ndaj Allahut. Keni treguar se që të dyja kanë lindur (fëmijë) dhe se në punë të hajrit që te gjithë qenë udhëzuar. Gjyshi: Po, po bir, babai imë rahmetliu i ka pas dy gra. Nëna ime ka qenë më e re dhe ajo ka ardhur si grua e dytë. Gratë kanë mbajt perçe dhe asnjëherë nuk janë grindur ndërmjet vete dhe se asnjëherë nuk kanë qenë të padëgjuara ndaj babës. Edhe ne fëmija kemi qenë të dëgjueshëm dhe nuk kemi guxuar të grindemi në mes vete. Asnjëherë, ndërsa ju sot! Sot fëmijët gjykojnë, SubhanAllah! Nipi: Gjyshi imë i dashur, sikur sot babai yt rahmetliu të ishte gjallë, në këtë kohën tonë, edhe atë kishin për ta quajtur vehabij dhe assesi disi tjetër. Kot edhe pse ai është vetëm musliman, besimtar, rob i nënshtruar ndaj Allahut, për fëmijët babë i mirë, për gratë burrë i mirë...Ai për munafikët do të ishte vehabij, dhe se si kanë filluar mosbesimtarët që ti nënçmojnë besimtarët, edhe pak mos e bëftë Allahu i Lartësuar, edhe Pejgamberin salallahu alejhi veselm do ta kishin quajtur vehabij sepse ai ka qenë i nënshtruar ndaj Allahut xhele shanuhu dhe se jetën e tij e ka kaluar sipas ligjeve të kësaj feje. Eeee gjyshi imë, populli është kabile e madhe.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 13:40:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015