======.......NGJARJE E VERTETE...................Ai ishte shtruar - TopicsExpress



          

======.......NGJARJE E VERTETE...................Ai ishte shtruar në spital për shkak të një trompoze, ndihej shumë i lodhur dhe pothuaj nuk ngrihej fare nga shtrati. E çuditshme, asnjëherën u kishte konsumuar duhan dhe pije alkoolike, , merrej me ushtrime fizike, ushqehej shëndetshëm… e i kishte rënë trompozë. Një ditë, sytë i zënë një vajzë nëntë vjeçare, e cila rendte në korridorin e pavionit. Herë pas here, ajo ndalonte tek dera e dhomës së tij dhe me një zë fëminor, e pyeste:”A jeni më mirë?” dhe menjëherë zhdukej në corridor duke vrapuar, ma marrë përgjigje. Këtë gjë, ajo filloi ta përsërisë shpesh atë ditë. Një moment, personazhi ynë e thërret dhe pasi afrohet vajza, i thotë:”E si të jem më mirë, ndërkohë që jam shumë i lodhur, kam dhimbje dhe nuk lëviz dot?!” Vajza iu përgjigj me fjalë që e shtangën duke i thënë:”Kuptoje mesazhin! Mundohu ta kuptosh përse të solli Zoti këtu!” Një ditë më pas, ai dëgjoi se vajza kishte ndërruar jetë në sallën e operacionit, për shkak se vuante nga një tumor. Me fjalët që i tha, ajo u bë shkak për shkrimin e librit:”Si ta trajtosh kancerin në moshë të vogël”, libër i cili u përkthye në nëntë gjuhë të ndryshme. Ai ia dedikoi jetën e tij motivimit dhe kultivimit të shpresës. Po ti, a e di përse je aty ku je? A e ke kuptuar mesazhin?........
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 21:51:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015