NJOFTIM Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe shoqata e - TopicsExpress



          

NJOFTIM Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” e Mitrovicës organizojnë manifestimin letrar ndërkombëtar DRITA E MINATORIT Manifestimi mbahet më 27 nëntor 2013, nga ora 12, në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Fitues i çmimit “Drita e minatorit” sivjet është shkrimtari Adem Demaҫi. E martë, 26 nëntor 2013 Nga ora 17 – Pritja dhe akomodimi i mysafirëve me vendbanim jashtë Kosovës në hotelin “Palace”, i cili gjendet në hyrje të Mitrovicës, nga drejtimi i Prishtinës. E mërkurë, 27 nëntor 2013 Në orën 12 - Hapja e manifestimit dhe ceremonia e dhënies së ҫmimit Sesioni letrar: “Krijimtaria letrare e Jakup Cerajës” Referojnë disa krijues e studiues, anëtarë të LSHK-së. Në orën 15 – 17 – Dreka e përbashkët dhe ora letrare Programi i pasdrekes Në orën 18 – Pjesëmarrja në programin festiv të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Për mysafirët jashtë Kosovës hiqen shpenzimet e qëndrimit në hotel për dy net, pra, më 26 dhe 27 nëntor 2013. Flora Brovina, kryetare e LSHK-së Sabit Idrizi, koordinues
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 20:19:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015