Namazi i parë i xhumasë! Gjatë periudhës së Mekës, Profeti - TopicsExpress



          

Namazi i parë i xhumasë! Gjatë periudhës së Mekës, Profeti Muhamed, nuk qe ngarkuar me përgjegjësinë për të falur namaz të xhumasë, por pasi u ngarkua me detyrën e hixhretit (e emigrimit për çështje të fesë ) dhe iu hap rruga për në Medinë, Profeti arriti në Kuba (një provincë e Medines) ku qëndroi për katër-pesë ditë, gjatë të cilave filloi ndërtimin e faltores së Kubas. Pastaj, ditën e xhuma (premte) u largua që atje dhe kur arriti në oazin e të bijve të Salim ibn Auf, Xhebraili i solli lajm dhe aty profeti drejtoi faljen e namazit të parë të xhumasë. Kështu, Profeti Muhamed shpalli namazin e xhumasë që është një nga shenjat treguese të islamit. Që prej asaj dite marrja pjesë në faljen e xhumasë është një detyrim për të gjithë meshkujt myslimanë; gratë mund të marrin pjesë nëse dëshirojnë. XHUMA TË PRANUAR MIQ!
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 10:25:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015