Napoli, ja dhuratat për janarin Ndeshja e djeshme - TopicsExpress



          

Napoli, ja dhuratat për janarin Ndeshja e djeshme Juventus-Napoli tregoi se pavarësisht hapave gjigandë të bërë vitet e fundit mes bardhezinjëve dhe axurrëve ka ende një distancë që duhet ngushtuar. Në shtëpinë e Napolit duan ti afrohen menjëherë kampionëve të Italisë dhe për këtë po presin merkaton e dimrit. Në janar, siç raporton Corriere dello Sport, Rafa Benitez mund të marrë edhe dy dhurata të tjera nga presidenti De Laurentiis: një mesfushor qëndre dhe mbi të gjitha një qëndërmbrojtës. Në mesfushë rikthehet emri i Gonalons të Lyon dhe i Fernandos së Portos, i cili kërkohet edhe nga Inter. Ndërsa për mbrojtjen sytë janë kthyer nga Liverpool: Skrtel dhe Agger janë dy emrat që preferohen shumë nga tekniku spanjoll, por në një kohë që pritet të mësohet e ardhmja e Cannavaros nuk duhet harruar as mbrojtësi i Cesenas, Almici.Të gjitha operacionet e merkatos mund të ndihmohen nga shitja e Edu Vargas te Gremio.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:38:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015