Napoli merkato te rivalët, do një mes Matrit dhe - TopicsExpress



          

Napoli merkato te rivalët, do një mes Matrit dhe Vuçiniçit Për momentin Napoli nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkato, me përjashtim të blindimit të portierit Morgan De Sanktis edhe për sezonin e ardhshëm. Trajneri Rafael Benitez, megjithëse i ka idetë të qarta në lidhje me futbollistët që kërkon në grupin e tij, për momentin i ka të lidhura duart nga Edinson Kavani, duke qenë se merkatoja e kësaj skuadre është e varur pikërisht nga vendimi final i sulmuesit 26-vjeçar. Derisa uruguaiani të vendosë nëse do qëndrojë në radhët e të kaltërve apo jo, vështirë që të ketë ndonjë lëvizje paraprake, veçanërisht në repartin e sulmit. Por, duke parë që vetë Kavani e ka marrë me shumë qetësi këtë situatë dhe, nga ana tjetër, Juventusi vazhdon të këmbëngulë për blerjen e mbrojtësit Huan Zuniga, drejtuesit e Napolit dhe Benitezi duan të kalojnë në një kundërsulm të dyfishtë, për të vënë në vështirësi kampionët e Italisë dhe vetë numrin 7 të napolitanëve. Teksa Zuniga duket gjithmonë e më shumë i projektuar drejt “Zonjës së Vjetër”, presidenti Aurelio De Laurentis kërkon në këmbim të tij një mes sulmuesve, Alesandro Matri dhe Mirko Vuçiniç. Por nëse Zuniga nuk vlerësohet më shumë se 3- 4 milionë euro nga Juventusi, duke qenë se është në vitin e tij të fundit me Napolin, lojtarët bardhezi kushtojnë 13-14 milionë euro secili, pra 10 milionë euro më shumë sesa mesfushori kolumbian. Prandaj, në ditët e ardhshme pritet që presidenti De Laurentis t’i bëjë një ofertë fillestare Anjelit, kartonin e Zunigës dhe 5-6 milionë euro për një nga sulmuesit e Kontes, në rast të kundërt asgjë nuk do të lëvizë. Duke afruar një nga juventinët në ekip, edhe Kavani do kërkonte të qartësonte më shpejt të ardhmen e tij, sepse fundja këto vonesa dëmtojnë më shumë klubin, sesa vetë karrierën e uruguaianit. Kësisoj, në ditët e ardhshme pritet një takim mes Juves dhe Napolit për emrat e mësipërm. Në të kundërt, Rafael Benitez ka një ide tjetër konkrete: të afrojë në ekip për një shumë jo më të madhe se 10 milionë euro Oskar Kardozon e Benfikës. 29-vjeçari, që ka pasur mjaft sherre së fundmi me trajnerin e konfirmuar Horge Hezus, është e sigurt që do lërë Lisbonën këtë verë.
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 12:57:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015