Nata e bardhë në Vlorë Vlora ka festuar natën e bardhë në - TopicsExpress



          

Nata e bardhë në Vlorë Vlora ka festuar natën e bardhë në kuadër të ditës ndërkombëtare të rinisë. Festa ka mbushur deri në oret e para të mëngjesit sheshin"Pavaresia" në Skelë. Pjesë e festimeve ka qenë edhe një koncert me pjesëmarrjen e dy grupeve britanike, të cilët kanë performuar muzike të zgjedhur gjatë gjithë natës. Po ashtu pati edhe aktivitete të tjera, si interpretime të muzikës orkestrale dhe shitja e librave në stenda të vendosura posaçërisht për këtë ditë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në qeverine e re, Erion Veliaj , është shprehur se të tilla mbrëmje i shërbejne zhvillimit të turizmit dhe promovimit të vlerave të qytetit të Vlorës. "Secili prej nesh duhet të bëjë maksimumin që Vlora të ngrihet. Ne nuk mund të vazhdojmë të mbahemi vetëm me turistë patriotikë dhe për këtë duhet të organizojmë aktivitete shtesë, veç detit dhe restoranteve", komentoi Veliaj. Ndërkaq, Drejtori i Turizimit për Vlorën, Ilir Metaj tha se kjo iniciativë do të bëhet traditë në këtë qytet. "Ne kemi zgjedhur për të festuar këtë ditë në ditën ndërkombëtare të rinisë. Kush më mirë se kjo ditë mund të ishte nata e bardhë apo nata me diell siç e kemi quajtur ne, pasi Vlora është magjike dhe përcjell një atmosferë të tillë", tha Metaj. Deri në orët e para të mëngjesit, nata e bardhe i ka dhënë një tjetër pamje qytetit të Vlorës. | euralb |
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 21:27:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015