Ndeshja e së dielës ndërmjet Prishtinës e Partizanit solli - TopicsExpress



          

Ndeshja e së dielës ndërmjet Prishtinës e Partizanit solli shumë risi. Padyshim e veçanta kryesore ishte se ajo ndeshje për herë të parë “rivalizojë” dy tifozeri nga anën e kundërta të kufirit. Ardhja e Partizanit në Prishtinë, nuk përbën lajmë të madh, pasi që edhe më herët ka ndodhur që skuadra nga Shqipëria të vinë në Kosovë dhe të luajnë, por të dielën për herë të parë në histori të futbollit tonë, kishte udhëtuar një tifozeri e organizuar për të përkrahur një skuadër nga Shqipëria. Fjala është për “Guerills” të Partizanit të cilët i bënë rivalitet “Plisave”, që si gjithmonë ishin në lindje në përkrahje të Prishtinës. Ndonëse në numër modestë, atmosfera në stadium ishte e mirë, tifozët motivonin lojtarët, ndërsa për asnjë moment nuk u shkëmbyen fjalë fyese ndërmjet veti, çka nuk ndodh kur takohen tifozerit brenda një vendi. Madje në fund të takimit, ata bashkuan për tu përshëndetur ndërmjet veti.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 21:59:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015