Ndërmjetësimi është proces vullnetar, i cili fillon me - TopicsExpress



          

Ndërmjetësimi është proces vullnetar, i cili fillon me vullnetin e të dy palëve, është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë (ndërmjetësi). Ndermjetësimi është procedur e shpejt,e cila zgjidhet ne baze te ligjit të ndërmjetësimit. Cili është dallimi në mes të ndërmjetësimit dhe procesit gjyqësor? Procesi Gjyqësor është procesi I cili referohet në gjykatë në mënyrë qe te zgjidhet një mosmarrëveshje. Shkuarja në gjykatë është zakonisht shumë e kushtueshme dhe procesi në Gjykatë konsumon kohë dhe para. Më zgjatjen e një mosmarrëveshje, palët paguajnë edhe më shumë në tarifat ligjore. Gjithashtu,në proceset Gjyqesore vendos për një mosmarreveshje Gjyqtari, dhe gjithmonë njera palë del a pa kenaqur me proceduren gjyqësore kurse Ndërmjetësimi është një proces shumë më i shpejt se sa procedurat gjyqësore . Palët gjithashtu kanë më shumë kontroll mbi zgjidhjen përfundimtare. Palët reciprokisht kane te drejtë për të zgjedhur ndërmjetsuesin, ndërmjetësi i ndihmon palët që të zgjidhin mosmarrëveshjen në një mënyrë me kosto efikase, dhe me vendim gjithmonë te dy palet jane te kënaqura...... Prandaj ky proces është zgjidhja e juaj. Udhëzimi përmes gjykatës apo prokurorisë “Kur çështja gjendet në gjykatë apo prokurori dhe nëse ato vlerësojnë se mosmarrëveshja mund të zgjidhet me ndërmjetësim, u sugjerojnë palëve procedurën e ndërmjetësimit”. Kjo formë në përgjithësi quhet ndërmjetësim i udhëzuar nga gjykata. Faza e para-ndërmjetësimit konsiston ne : *Pranimi i rastit *Caktimi i Ndërmjetësuesit *Caktimi i takimit të parë *Pakoja informative Jemi ne cdo kohë te hapur per pyetje dhe diskutime.
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 17:46:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015