Ne besojmë në fitore. Besojmë sepse ruajmë me besnikëri - TopicsExpress



          

Ne besojmë në fitore. Besojmë sepse ruajmë me besnikëri vlerat bazike demokratike të Lidhjes Demokrtike të Kosovës, të vëna nga Presidenti Ibrahim Rugova. Janë këto vlera të traditës sonë, të familjes, të fesë, të fjalës së lirë, të barazisë. Janë vlera evropiane, që në qender të vemendjes e kanë njeriun e lirë, qytetarin dhe nevojat e tij, zhvillimin ekonomik, punësimin, arsimimin e mirë të të rinjëve. Mirëqenien e të gjithëve. Ne luftojmë për shtet ligjor, për barazi të njerëzve para ligjit, luftojmë të pasurohemi me punë e me dije. Jemi ne ata që i trajtojmë të gjithë qytetarët të barabartë, sepse me njerëz të tillë e me diversitet të ideve e mendimeve, ky vend ka ardhmëri. Ky vend i përngjan Rinisë. Ju ftojmë për fitore. Isa Mustafa
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 17:41:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015