Ne dyqanin tone do te gjeni cigare elektronike . Të gjitha - TopicsExpress



          

Ne dyqanin tone do te gjeni cigare elektronike . Të gjitha modelet e cigares elektronike janë të përbëra nga një bateri, vaporizatori dhe një karton dhe pjesa që i ngjan fishekut. Pjesa e parë e cigares, pra, ajo ku zakonisht ndodhet përbërja e duhanit, është e karikueshme dhe mund të zgjasë nga 70 deri në 150 thithje, kjo në varësi të modelit. Shumë prej modeleve që gjenden në shitje, kanë një dritë të kuqe në majë, e cila ndriçon në çdo tërheqje, gjë që shërben për të krijuar idenë se po pi një cigare të vërtetë, por edhe tregon gjendjen e baterisë. Vaporizatori prodhon nxehtësinë, e cila duke kaluar në pjesën cilindrike bashkohet me shijen dhe aromën e zgjedhur nga blerësi. Por kjo nuk do të thotë se konsumohet vetëm avull uji, siç mund të mendojnë disa, por nxehtësia e prodhuar nga glicerina vegjetale apo gliceroli. Dhe sigurisht nuk mungon nikotina, e cila duke qenë një substancë psikoaktive, krijon varësi njësoj si ajo e cigareve normale.Kur e ndezim atë, nikotina (në të cilën gjendet edhe një përzierje me grivol propilonik, glicerinë dhe aroma natyrale) avullon dhe thithet nga mushkëritë. Shija është shumë e ngjashme me atë të një cigareje tradicionale, por nuk prodhon tym, sepse nuk ka djegie. Pikërisht për këtë arsye konsiderohet se rreziku i shfaqjes së tumoreve është më i ulët, pasi nuk ka mbetje të katranit, hidrokarbure aromatike policiklike dhe substanca të tjera të dëmshme.
Posted on: Thu, 23 May 2013 19:21:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015