Nga ditari i Ana Frankut --------------- --------------- - TopicsExpress



          

Nga ditari i Ana Frankut --------------- --------------- ------------ Ida Nurce E si mund te le pa permendur dashuritë e ketushme? Jane pjesa me e bukur dhe ne disa raste mjaft komike. Komike them per faktin se jane aq te guximshem dhe kurajoze per te qene bashke, saqe mund ti gjesh duke u takuar pas nje mullari kashte, ne nje kasolle bagetish, ne nje sere etj. Jane plot gjalleri, me nje doze te larte xhelozie, por me nje univers dashurie. Ketu te rinjte dashurohen me njeri tjeterin duke u njohur me dhembe e dhemballe. Eh meqe jemi ketu, mu kujtua lidhja e nje vajze nga mahalla e eperme (lagja e siperme), e cila u dashurua me nje djale nga mahalla e poshtme (lagja e poshtme) e fshatit. Po perjetojne nje dashuri te zjarrte. Nese ndjenjat e tyre do kishin fytyre, une do ia vija pranveres. Nese do ishin ushqim, me to mund te shfarosja varferine e gjithe botes. Dashuria e tyre eshte nje adrenaline e vertete. Vetem imagjinojeni pak takimin e tyre ne nje fushe te gjelber, larg shtepive duke u fshehur nga syte e fshatit te shoqeruar nga frika se mos i sheh dikush. Nje takim ne mes te misrtit, per ti dhene te dashurit/es perqafimin dhe puthjet plot mall. Takimi qe mund te behet ne kodrat afer fshatit, me rrezikun e rreshqitjes, por vetem per te qene ne krahet e personit te zemres. Ah cdo behej nese do ju shikonte dikush more te shkrete. Lere po e morri vesh njera nga plakat e fshatit. Te piu e zeza. Tanime mund te gjendesh ne gojen e cdo fshatari. Thashethemet jane nje forme per te kaluar kohen e lire grate e fshatit. Por cesht me e rendesishmja dashuria nuk bie pre e tyre. Lekunden paksa, por ne fund struken ne shporten e dashurise, per tu bere nje numer me shume ne listen e engjellit Kupid.
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 18:27:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015