Nga sot do te postojmë Broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e - TopicsExpress



          

Nga sot do te postojmë Broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot? Përmbajtja e Broshurës CILËT JEMI? Mësimet 1-4 Dëshmitarët e Jehovait gjenden në mbi 230 vende dhe janë nga çdo prejardhje etnike e kulturore. Çfarë e bashkon këtë grup fetar të larmishëm? Çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait? AKTIVITETET TONA Mësimet 5-14 Vepra jonë e predikimit është shumë e njohur. Gjithashtu, mblidhemi bashkë në Sallat e Mbretërisë që të studiojmë Biblën dhe të adhurojmë Perëndinë. Si zhvillohen këto mbledhje dhe kush mund të marrë pjesë? ORGANIZATA JONË Mësimet 15-28 Jemi një organizatë fetare ndërkombëtare jofitimprurëse me njerëz që i shërbejnë me gatishmëri Perëndisë. Cila është struktura e saj, si drejtohet dhe si financohet? A po bën vërtet vullnetin e Jehovait sot? Cili është vullneti i Perëndisë? Perëndia do që të jetojmë në paqe dhe të lumtur përgjithmonë, në një tokë parajsore. Por, ndoshta pyet veten: «E si mund të ndodhë kjo?» Bibla thotë se këtë do ta realizojë Mbretëria e Perëndisë, dhe vullneti i Perëndisë është që të gjithë njerëzit të mësojnë për Mbretërinë e të dinë ç’qëllim ka Ai për ne.—Psalmi 37:11, 29; 11- Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund. 29- Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të. Isaia 9:7 Sundimi i tij i madh princëror dhe paqja nuk do të kenë fund në fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, që ajo të vendoset patundshmërisht dhe të qëndrojë me anë të drejtësisë dhe veprave të drejta që tani e në përjetësi. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive. Perëndia do që të nxjerrim dobi për vete. Ashtu si një baba i mirë do më të mirën për fëmijët, edhe Ati ynë qiellor dëshiron të jemi të lumtur përgjithmonë. (Isaia 48:17, 18 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt, i Shenjti i Izraelit: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh. 18- Ah, sikur t’u kushtoje vëmendje urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si lumë dhe drejtësia jote si valët e detit) Perëndia ka premtuar se kushdo që ‘bën vullnetin e tij, mbetet përgjithmonë’. —1 Gjonit 2:17 Dhe bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj, kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë. Perëndia do që të ecim në shtigjet e tij. Bibla thotë se Krijuesi ynë dëshiron «të na mësojë udhët e tij», me qëllim që «të ecim në shtigjet e tij». (Isaia 2:2, 3 Në ditët e fundit, mali i shtëpisë së Jehovait do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve dhe do të ngrihet më lart se kodrat. Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet. 3- Shumë popuj do të shkojnë e do të thonë: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.» Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.) Ka organizuar «një popull për emrin e tij», që ta bëjë të njohur vullnetin e tij në mbarë tokën.—Veprat 15:14 Simioni na tregoi nga fillimi në fund se si Perëndia e drejtoi për herë të parë vëmendjen nga kombet, për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij Perëndia do që të bashkohemi në adhurimin e tij. Në vend që t’i ndajë njerëzit, adhurimi i pastër i Jehovait i bashkon në dashuri të sinqertë. (Gjoni 13:35 Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.») Cilët po i mësojnë sot njerëzit kudo si t’i shërbejnë Perëndisë në unitet? Të ftojmë ta gjesh përgjigjen me anë të kësaj broshure. SI TA PËRDORËSH KËTË BROSHURË? Çdo javë lër disa minuta që të shqyrtosh një nga mësimet vijuese dhe t’u përgjigjesh pyetjeve për rishikim. Po ashtu, siç sugjerohet në kutitë «Mëso më shumë», përpiqu të njihesh me ne, të mësosh për aktivitetet tona dhe të shohësh organizatën tonë në veprim. MËSO MË SHUMË Studioje Biblën me ne. A ke filluar ta studiosh Biblën me Dëshmitarët e Jehovait? Nëse jo, a do të të pëlqente të bëje një studim biblik falas? Do të vëresh se është një mënyrë e shkëlqyer që t’i afrohesh më tepër Perëndisë. Porosit literaturë falas. Mund të shkruash në adresën tone Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri PO Box 118 TIRANË ALBANIA +355 42-407-255 Mëso për ne nëpërmjet Internetit. Vizito në Internet faqen zyrtare të Dëshmitarëve të Jehovait. Atje mund të lexosh Biblën dhe të shohësh ose të shtypësh shumë prej botimeve tona që gjenden në mbi 400 gjuhë. jw.org
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 05:22:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015